تخطَّ إلى المحتوى
Nelum
قوانين ألبانيا

Decision No.1124 dated 30.7.2008 approving the rules of procedure and criteria for issuing the certificate of Environment Impact Assesment and Environment Auditing for environment specialists

صدر في 2008-07-30 · النص بتاريخ 2026-10-01

القانون العام والإرشادات الرسمية منشورة بوصفها أبحاثاً. ليست مشورة قانونية أو ضريبية أو مالية.

البحث نفسه مكتوب بالإنجليزية. العناوين والوسوم مترجمة؛ أما النتائج والاقتباسات فغير مترجمة.

عن هذا القانون

العنوان الأصلي
Vendim Nr.1124, datë 30.7.2008 për miratimin e rregullave, të procedurave dhe kritereve për pajisjen me certifikatën e specialistit për vlerësimin e ndikimit në mjedis dhe auditimin mjedisor.
اللغة
Albanian
النوع
لائحة
المنظمة
European Union
الدولة
ألبانيا
الموضوعات
Environment
الكلمات المفتاحية
environmental impact assessment (EIA), environmental audit

أين تقرؤه

    لا يوجد رابط مصدر مسجل لهذا القانون.

النص

نص القانون نفسه، مادةً مادة، كما هو محفوظ. لكل مادة رابطها.

  1. VENDIM Nr.1124, datë 30.7.2008 PËR MIRATIMIN E RREGULLAVE, TË PROCEDURAVE DHE KRITEREVE PËR PAJISJEN ME CERTIFIKATËN E SPECIALISTIT PËR VLERËSIMIN E NDIKIMIT NË MJEDIS DHE AUDITIMIN MJEDISOR Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3 të nenit 31 të ligjit nr.8934, datë 5.9.2002 "Për mbrojtjen e mjedisit", të ndryshuar, me propozimin e Ministrit të Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Këshilli i Ministrave VENDOSI: 1. Miratimin e rregullave, të procedurave dhe të kritereve për pajisjen me certifikatën e specialistit për vlerësimin e ndikimit në mjedis dhe auditimin mjedisor, si më poshtë. 2. Të drejtën për t'u pajisur me certifikatë e kanë specialistët e diplomuar në fushën e mjedisit ose të agromjedisit, në Universitetin Politeknik të Tiranës, në Universitetin Bujqësor të Tiranës, në universitete private ose në universitet jashtë shtetit. Certifikata e specialistit për vlerësimin e ndikimit në mjedis dhe auditimin mjedisor jepet nga Ministri i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave. 3. Për pajisjen me cerifikatë si specialist për vlerësimin e ndikimit në mjedis dhe auditimin mjedisor, i diplomuari, sipas pikës 2 të këtij vendimi, paraqet në Ministrinë e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave një kërkesë, të shoqëruar me autodeklarimin ku, veç të tjerave, dëshmohet diplomimi dhe përvoja e punës në fushën e mjedisit, jo më pak se pesë vjet. 4. Të diplomuarit, sipas pikës 2 të këtij vendimi, që kërkojnë të certifikohen, u nënshtrohen provimeve në Universitetin Politeknik të Tiranës ose në Universitetin Bujqësor të Tiranës. 5. Programet dhe procedurat e zhvillimit dhe të vlerësimit të provimeve përcaktohen nga Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës. 6. Provimet për pajisjen me certifikatë si specialist për vlerësimin e ndikimit në mjedis dhe auditimin mjedisor zhvillohen 2 herë në vit. 7. Komisioni i vlerësimit të provimit dorëzon, për nënshkrim, brenda 5 ditëve nga data e zhvillimit të provimit, përmbledhësen e rezultateve të provimit për të gjithë konkurruesit te dekani i fakultetit përkatës, ku është zhvilluar provimi. Rezultatet afishohen në mjediset e fakulteteve përkatëse dhe një kopje i dërgohet Ministrisë së Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave. 8. Në bazë të rezultateve të provimit, Ministri i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave lëshon certifikatën, brenda 10 ditëve nga data e marrjes së rezultateve përfundimtare të provimit. 9. Personat juridikë certifikohen në bazë të certifikatave personale, që u janë dhënë të paktën dy prej specialistëve të tyre. 10. Personat juridikë, për t'u pajisur me certifikatë, paraqesin në ministri: a) kërkesën; b) kopje të noteruar të certifikatave të jo më pak se dy specialistëve të tyre; c) kontratën e punës me specialistët e certifikuar; ç) vërtetimin e regjistrimit nga Qendra Kombëtare e Regjistrimit (QKR). 11. Për evidentimin e specialistëve të pajisur me certifikatë, në Ministrinë e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave krijohet regjistri kombëtar i specialistëve të certifikuar, sipas rregullave të miratuara nga ministri. 12. Regjistri është i disponueshën për publikun, sipas rregullave të përcaktuara në rregulloren e administrimit të tij. 13. Certifikata shpallet e pavlefshme me urdhër të veçantë të ministrit, kur provohet se specialisti ka mashtruar me të dhënat e paraqitura në dokumente. Urdhri, që shpall të pavlefshme certifikatën, publikohet. 14. Ndaj refuzimit të kërkesës për t'u pajisur me certifikatë, si dhe ndaj urdhrit për shpalljen e pavlefshme të certifikatës, specialisti mund të ankohet në rrugë administrative dhe në gjykatë, brenda një muaji nga data e refuzimit ose e daljes së urdhrit. 15. Kur specialisti i certifikuar emërohet në administratën publike, në një detyrë, që mbart konflikt interesash, certifikata nuk përdoret prej tij për aq kohë sa është në atë detyrë. 16. Për shqyrtimin e kërkesës, aplikanti paguan tarifën e shërbimit, në shumën 10 000 (dhjetë mijë) lekë, e cila paguhet me dorëzimin e kërkesës dhe është e pakthyeshme edhe nëse kërkesa nuk miratohet. Të ardhurat nga tarifat derdhen në Buxhetim e Shtetit. 17. Certifikatat e lëshuara para hyrjes në fuqi të këtij vendimi mbeten të vlefshme. 18. Vendimi nr.268, datë 24.4.2003 i Këshillit të Ministrave "Për certifikimin e specialistëve, për vlerësimin e ndikimit në mjedis dhe auditimin mjedisor", shfuqizohet. 19. Ngarkohen Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. KRYEMINISTRI Sali Berisha

Decision No.1124 dated 30.7.2008 approving the rules of procedure and criteria for issuing the certificate of Environment Impact Assesment and Environment Auditing for environment specialists · Nelum