Decision No.1080 dated 22.12.2010 on the rules for prevention of fire in forests and pastures and the establishment of the voluntary units of fire extinguishing
صدر في 2010-12-22 · النص بتاريخ 2026-10-01
القانون العام والإرشادات الرسمية منشورة بوصفها أبحاثاً. ليست مشورة قانونية أو ضريبية أو مالية.
البحث نفسه مكتوب بالإنجليزية. العناوين والوسوم مترجمة؛ أما النتائج والاقتباسات فغير مترجمة.
عن هذا القانون
- العنوان الأصلي
- Vendim Nr.1080, datë 22.12.2010 për rregullat për parandalimin dhe shuarjen e zjarreve në pyje dhe në kullota, si dhe për krijimin e njësive vullnetare të shuarjes së zjarreve.
- اللغة
- Albanian
- النوع
- لائحة
- الدولة
- ألبانيا
- الموضوعات
- Forestry
- الكلمات المفتاحية
- fire management, forest management/forest conservation, forestry protection measures, agro-forestry, pastoralism, hazards
أين تقرؤه
لا يوجد رابط مصدر مسجل لهذا القانون.
النص
نص القانون نفسه، مادةً مادة، كما هو محفوظ. لكل مادة رابطها.
[Printo] [Google Translate] VENDIM Nr.1080, datë 22.12.2010 PËR RREGULLAT PËR PARANDALIMIN DHE SHUARJEN E ZJARREVE NË PYJE DHE NË KULLOTA, SI DHE PËR KRIJIMIN E NJËSIVE VULLNETARE TË SHUARJES SË ZJARREVE Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 9 të nenit 20 të ligjit nr.9385, datë 4.5.2005 "Për pyjet dhe shërbimin pyjor", të ndryshuar, me propozimin e Ministrit të Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Këshilli i Ministrave VENDOSI: 1. Për parandalimin dhe zbulimin në kohë të rreziqeve nga zjarret në pyje e kullota, si dhe për shuarjen e tyre, drejtoritë përkatëse të shërbimit pyjor kryejnë këto detyra: a) Hartojnë planet e masave për parandalimin dhe menaxhimin e zjarreve në pyjet dhe kullotat, në pronësi e në administrim të qeverisjes qendrore, në përputhje me planin e masave për parandalimin dhe menaxhimin e zjarreve në pyjet dhe kullotat, të miratuar nga ministri përgjegjës, dhe me udhëzimet e Drejtorisë së Emergjencave Civile. Në këto plane të jepen në mënyrë të hollësishme masat e veprimet e domosdoshme për parandalimin e rreziqeve nga zjarri, veprimet për zbulimin e shuarjen e zjarreve dhe për rehabilitimin e sipërfaqeve të dëmtuara nga zjarri. b) Organizojnë sistemin e vrojtim-sinjalizimit, i cili funksionon gjatë gjithë vitit në shkallë të ndryshme gatishmërie, në varësi të sezonit të zjarreve. c) Organizojnë, për shuarjen e zjarreve dhe eliminimin e pasojave të tyre, njësitë vullnetare të shuarjes së zjarreve (NJVSHZ), me 5-15 vullnetarë, të cilët veprojnë gjatë periudhës 1 maj-15 tetor, për pyjet në pronësi të qeverisjes qendrore. ç) Planifikojnë pajisjen, shpërndarjen dhe përdorimin efektiv të burimeve njerëzore e të materialeve që kanë në dispozicion. d) Drejtojnë fushata për informimin dhe ndërgjegjësimin e publikut për rrezikun e zjarreve dhe mbrojtjen nga zjarri. dh) Në bashkëpunim me strukturat e Policisë Pyjore dhe të emergjencave civile, organizojnë trajnimin dhe kualifikimin e punonjësve të NJVSHZ-ve, për shuarjen e zjarreve. 2. Kërkesat e pikës 1 të këtij vendimi janë të detyrueshme edhe për njësitë e qeverisjes vendore për pyjet e kullotat komunale në pronësi/përdorim të tyre, pyjet e kullotat private, si dhe për subjektet që ushtrojnë veprimtari në fondin pyjor e kullosor publik, të cilat përballohen me shpenzimet e tyre. 3. Prefekti miraton planin e masave për parandalimin dhe menaxhimin e zjarreve në fondin pyjor e kullosor kombëtar, për të gjitha format e pronësisë dhe/ose të përdorimit për qarkun, duke marrë më parë vlerësimin e Policisë Pyjore të rrethit në rajonin përkatës. 4. Për fikjen e zjarreve në pyje e kullota krijohen njësitë vullnetare të shuarjes së zjarreve (NJVSHZ) që funksionojnë në kuadër të shërbimit vullnetar të emergjencave civile. 5. Për parandalimin e zjarreve, inspektorët e Policisë Pyjore kryejnë veprimet e mëposhtme: a) Ndalojnë në largësi 200-300 metra ndezjen e zjarreve në pyje e kullota ose jashtë tyre, që rrezikon djegien e pyllit ose të kullotës; b) Ndalojnë tymosjen e bletëve në pyje e kullota, përveçse kur ky veprim kryhet me mjete që kanë pajisje të posaçme dhe kapak plotësisht të mbyllur; c) Mbajnë nën kontroll vizitorët, ekskursionistët, grupet sportive, gjatë vizitave të tyre në pyje e kullota; ç) Ndalojnë përdorimin e tapave të fishekëve të gjahut prej materiali që merr zjarr lehtë (lini, letër, pece etj.); d) Ndalojnë djegien e kashtës së të korrave të kulturave bujqësore që rrezikojnë përhapjen e zjarreve në pyje dhe kullota, pa marrjen e masave parandaluese; dh) Kërkojnë ndalimin e qitjeve me predha që shkaktojnë zjarr në zonat me drurë pyjorë të thatë dhe mbeturina pyjore (gjethe, shkarpa, kalbësira etj.) e në kullota; e) Vendosin në udhëkryqe e vende të dukshme tabela me shënime për mbrojtjen nga zjarri; ë) Mbajnë në gatishmëri sistemin e lajmërimit dhe mjetet e komunikimit; f) Raportojnë në vazhdimësi për situatën në linjën e varësisë; g) Organizojnë prova gatishmërie për të verifikuar skemat e lajmërimit, grumbullimin e njerëzve, gatishmërinë e mjeteve e të sistemeve të ndërlidhjes e të komunikimit. 6. Për shuarjen e zjarreve, Policia Pyjore zbaton detyrimet e përcaktuara në planet e masave, të miratuara sipas pikës 3 të këtij vendimi. 7. Për pyjet komunale dhe për pyjet private, masat parandaluese zbatohen nga njësitë e qeverisjes vendore e pronarët privatë, në përputhje me kërkesat e planit, të miratuara sipas pikës 3 të këtij vendimi. Zbatimi i tyre kontrollohet nga Policia Pyjore. Ligjet.org - Për rregullat për parandalimin dhe shuarjen e zjarreve në pyje... http://80.78.70.231/pls/kuv/f?p=201:Vendim i KM:1080:22.12.2010 1 of 2 4/24/2012 4:50 PM 8. Njësitë e qeverisjes vendore dhe pronarët privatë ngrenë infrastrukturën për mbrojtjen nga zjarri, raportojnë në drejtorinë përkatëse të shërbimit pyjor me kërkesë të saj dhe kontrollohen nga Policia Pyjore për zbatimin e masave parandaluese e të masave për ndërhyrje në raste zjarresh. 9. Shpenzimet për funksionimin dhe përmirësimin e infrastrukturës për shuarjen e zjarreve në fondin pyjor dhe kullosor kombëtar, si dhe për ngritjen e njësive vullnetare të shuarjes së zjarreve (NJVSHZ) përballohen nga personat juridikë dhe/os e fizikë, që i kanë në pronësi/përdorim, në zbatim të detyrimeve që rrjedhin nga ligji nr.8756, datë 26.3.2001 "Për emergjencat civile". 10. Nën linjat e tensionit të lartë që kalojnë në pyje dhe kullota, krijohet një trase me gjerësi 20-30 metra, e cila pastrohet vazhdimisht nga drurët dhe mbulesa vegjetative, për të shmangur zjarret dhe aksidentet e mundshme nga defektet dhe këputjet e linjave. Punimet për hapjen dhe mirëmbajtjen e traseve bëhen në bazë të një projekti teknik, që hartohet dhe miratohet nga drejtoria përkatëse e shërbimit pyjor, e cila ndjek edhe zbatimin e projektit. Shpenzimet dhe përgjegjësinë për kryerjen e këtij operacioni i ka sektori përkatës i OST-së ose administruesi i linjës. 11. Në anët e rrugëve kombëtare që kalojnë në afërsi të pyjeve, ndërmarrjet e mirëmbajtjes së rrugëve pastrojnë skarpatet e rrugëve nga vegjetacioni i djegshëm me qëllim parandalimin e zjarreve. 12. Djegia e kullotave të infektuara nga barërat e këqija dhe parazitët bëhet me miratimin me shkrim të drejtorisë përkatëse të shërbimit pyjor, sipas nenit 22 të ligjit nr.9693, datë 19.3.2007 "Për fondin kullosor", të ndryshuar. 13. Ndezja e zjarreve në brendësi të zonave të mbrojtura bëhet vetëm në zona të përcaktuara nga administrata e këtyre zonave, pasi të jenë marrë masat e nevojshme për krijimin e kushteve të përshtatshme që parandalojnë përhapjen e zjarrit. 14. Gjatë operacioneve të parandalimit e të shuarjes së zjarreve në pyje dhe kullota, në të cilat ka banesa ose objekte të tjera civile, njësitë e qeverisjes vendore, personat fizikë dhe juridikë, publikë dhe privatë dhe organet e shërbimit pyjor bashkëveprojnë me Policinë e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit, duke shkëmbyer informacione dhe burime njerëzore e materiale, sipas nevojave respektive dhe mundësive reale. 15. Për shuarjen e zjarreve të mëdha marrin pjesë me forca dhe mjete, sipas kapaciteteve që kanë në dispozicion, të gjitha institucionet shtetërore dhe private, njësitë e reparteve ushtarake etj. Në këto raste, shuarja e zjarrit organizohet e kryhet sipas kërkesave dhe procedurave të përcaktuara në ligjin nr.8756, datë 26.3.2001 "Për emergjencat civile", dhe në aktet nënligjore, në zbatim të tij. 16. Drejtimi organizativ dhe teknik i operacionit për shuarjen e zjarreve në pyje dhe kullota bëhet nga inspektori i Policisë Pyjore, përgjegjës për zonën, në rastet kur është e nevojshme vendimmarrja për zgjidhjen e situatave konkrete. 17. Në buxhetin vjetor të Ministrisë së Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave dhe të njësive të qeverisjes vendore planifikohet një fond operativ për mbrojtjen e pyjeve dhe të kullotave nga zjarri, për: a) organizimin dhe funksionimin e përhershëm të sistemit të analizës së të dhënave e për përcaktimin e rasteve të vendimmarrjes për të ardhmen, si dhe për mbajtjen e skuadrave zjarrfikëse pranë organeve të shërbimit pyjor; b) organizimin e sistemit të vrojtim/sinjalizimit në të gjithë vendin për fushatat e sensibilizimit e të ndërgjegjësimit të publikut për rrezikun e zjarreve në pyje dhe kullota; c) kryerjen e punimeve të nevojshme për parandalimin e zjarreve dhe reduktimin e pasojave të tyre (pastrime, rrallime, hapje brezash, kulla vrojtimi etj.); ç) eliminimin e pasojave të zjarreve (hedhje fare, mbjellje, punime për frenimin e erozionit etj.); d) shpërblimin e të aksidentuarve në rastet e pjesëmarrjes në shuarjen e zjarreve në pyje; dh) dhënien e stimujve materialë për rastet e kontributeve të veçanta për këtë qëllim; e) përmirësimin e logjistikës me mjete e pajisje dhe të infrastrukturës mbështetëse në përgjithësi. 18. Mënyra e pagesës dhe e shpenzimeve për shuarjen e zjarreve në pyje dhe kullota bëhet sipas akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi, që përcaktojnë mënyrën e lëvrimit të fondeve në rastet e emergjencave civile. 19. Ngarkohen Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Ministria e Brendshme dhe njësitë e qeverisjes vendore për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. KRYEMINISTRI Sali Berisha Copyright 2012 - www.ligjet.org Ligjet.org - Për rregullat për parandalimin dhe shuarjen e zjarreve në pyje... http://80.78.70.231/pls/kuv/f?p=201:Vendim i KM:1080:22.12.2010 2 of 2 4/24/2012 4:50 PM