Decision N. 437, dated 17 May 2017 for the creation, organization and operation of the irrigation and drainage directorates in Lezha, Durres, Fern and Korca
صدر في 2017-05-17 · النص بتاريخ 2026-10-01
القانون العام والإرشادات الرسمية منشورة بوصفها أبحاثاً. ليست مشورة قانونية أو ضريبية أو مالية.
البحث نفسه مكتوب بالإنجليزية. العناوين والوسوم مترجمة؛ أما النتائج والاقتباسات فغير مترجمة.
عن هذا القانون
- العنوان الأصلي
- Vendim nr. 437, datë 17.5.2017 për krijimin, organizimin dhe funksionimin e drejtorive të ujitjes dhe të kullimit Lezhë, Durrës, Fier Dhe Korçë.
- اللغة
- Albanian
- النوع
- لائحة
- الدولة
- ألبانيا
- الموضوعات
- Agricultural and rural development, Water
- الكلمات المفتاحية
- irrigation, drainage/land reclamation, flood, institution, hazards, governance
أين تقرؤه
النص
نص القانون نفسه، مادةً مادة، كما هو محفوظ. لكل مادة رابطها.
VENDIM Nr. 437, datë 17.5.2017 PËR KRIJIMIN, ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E DREJTORIVE TË UJITJES DHE TË KULLIMIT LEZHË, DURRËS, FIER DHE KORÇË Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 12, të ligjit nr. 24/2017, “Për administrimin e ujitjes dhe të kullimit”, dhe të nenit 6, të ligjit nr. 90/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”, me propozimin e ministrit të Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Këshilli i Ministrave VENDOSI: 1. Krijimin e drejtorive të ujitjes dhe të kullimit Lezhë, Durrës, Fier dhe Korçë, si struktura në varësi të ministrisë përgjegjëse për bujqësinë, të cilat financohen nga buxheti i shtetit, i miratuar për ministrinë. 2. Zonat e shërbimit të ujitjes, të kullimit dhe mbrojtjes nga përmbytja, me infrastrukturën përkatëse në administrim të këtyre drejtorive të jenë, si vijon: Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Lezhë: Zona e shërbimit përfshin qarqet Lezhë, Shkodër dhe Kukës; Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Durrës: Zona e shërbimit përfshin qarqet Durrës, Tiranë dhe Dibër; Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Fier: Zona e shërbimit përfshin qarqet Fier, Vlorë dhe Gjirokastër; Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Korçë: Zona e shërbimit përfshin qarqet Korçë, Elbasan dhe Berat. 3. Inventari i infrastrukturës së ujitjes, të kullimit dhe mbrojtjes nga përmbytja, në administrim të drejtorive të ujitjes dhe të kullimit, sipas zonave përkatëse të shërbimit, përbëhet nga inventari i përcaktuar në vendimin nr. 1157, datë 25.11.2009, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme të bordeve të kullimit, të cilat i kalojnë në përgjegjësi administrimi Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit”, me ndryshimet sipas vendimit nr. 1108, datë 30.12.2015, të Këshillit të Ministrave, “Për transferimin, nga Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave te bashkitë, të infrastrukturës së ujitjes dhe kullimit, të personelit dhe të aseteve të luajtshme e të paluajtshme të bordeve rajonale të kullimit”. 4. Drejtoritë e ujitjes dhe të kullimit, përveç sa përcaktohet në nenin 13, të ligjit nr. 24/2017, “Për administrimin e ujitjes dhe të kullimit”, bashkëpunojnë dhe koordinojnë punën me bashkitë, organet përkatëse të menaxhimit të integruar të burimeve ujore, organet përkatëse të emergjencave civile, mbrojtjes së mjedisit etj., për planifikimin e nevojave për ujë për ujitje, shfrytëzimin, mirëmbajtjen dhe rehabilitimin e sistemeve të ujitjes, të kullimit dhe mbrojtjes nga përmbytja. 5. Strukturat dhe organikat e drejtorive të ujitjes dhe të kullimit miratohen nga Kryeministri, sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore. 6. Rregulloret që përcaktojnë metodat e brendshme të punës dhe sjelljen e personelit të drejtorive të ujitjes dhe të kullimit, miratohen nga ministri përgjegjës për bujqësinë. 7. Vendimi nr. 1107, datë 30.12.2015, i Këshillit të Ministrave, “Për krijimin e Bordeve Rajonale të Kullimit Lezhë, Durrës, Fier dhe Korçë”, shfuqizohet. Bordet Rajonale të Kullimit Lezhë, Durrës, Fier dhe Korçë do të vazhdojnë të kryejnë funksionet e tyre deri në momentin e fillimit të funksionimit të plotë të drejtorive të ujitjes dhe të kullimit Lezhë, Durrës, Fier dhe Korçë. 8. Nëpunësit aktualë të Bordeve Rajonale të Kullimit Lezhë, Durrës, Fier dhe Korçë, të trajtohen sipas dispozitave të nenit 67, të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësit civilë”, të ndryshuar. 9. Ngarkohen Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. ZËVENDËSKRYEMINISTRI Niko Peleshi