Decision N. 1108, dated 30 December 2015 for the transfer, from the Ministry of agriculture, rural development and water administration to municipalities of the irrigation and drainage infrastructure, personnel and moveable and immovable assets of the regional drainage boards
صدر في 2015-12-30 · النص بتاريخ 2026-10-01
القانون العام والإرشادات الرسمية منشورة بوصفها أبحاثاً. ليست مشورة قانونية أو ضريبية أو مالية.
البحث نفسه مكتوب بالإنجليزية. العناوين والوسوم مترجمة؛ أما النتائج والاقتباسات فغير مترجمة.
عن هذا القانون
- العنوان الأصلي
- Vendim nr. 1108, datë 30.12.2015 “për transferimin, nga Ministria e bujqësisë, zhvillimit rural dhe administrimit të ujërave te bashkitë, të infrastrukturës së ujitjes dhe kullimit, të personelit dhe të aseteve të luajtshme e të paluajtshme të bordeve rajonale të kullimit”.
- اللغة
- Albanian
- النوع
- لائحة
- الدولة
- ألبانيا
- الموضوعات
- Agricultural and rural development, Water
- الكلمات المفتاحية
- drainage/land reclamation, governance, irrigation, local government
أين تقرؤه
النص
نص القانون نفسه، مادةً مادة، كما هو محفوظ. لكل مادة رابطها.
1 V E N D I M Nr.1108,datë30.12.2015 PËR TRANSFERIMIN, NGA MINISTRIA E BUJQËSISË, ZHVILLIMIT RURAL DHE ADMINISTRIMIT TË UJËRAVE TE BASHKITË, TË INFRASTRUKTURËS SË UJITJES DHE KULLIMIT, TË PERSONELIT DHE TË ASETEVE TË LUAJTSHME E TË PALUAJTSHME TË BORDEVE RAJONALE TË KULLIMIT Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr.115/2014,“Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”, dhetë neneve 3,shkronja “dh”, e 5, të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar,me propozimin e ministrit të Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave dhe të ministrit të Shtetit për Çështjet Vendore, Këshilli i Ministrave VENDOSI: 1. Transferimin, nga Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave (bordet e kullimit) në pronësi të bashkive, të: a) infrastrukturës së ujitjes dhe kullimit, sipas tabelave 1 dhe 1/1, bashkëlidhur këtij vendimi; b) aseteve të paluajtshme, nga bordet e kullimit te bashkitë në territorin e të cilave është vendndodhja e tyre, sipas tabelës 2,bashkëlidhur këtij vendimi. Ministrisë së Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave i vihen në dispozicion për përdorim falas nga 2 zyra të çdo ndërtese, si dhe një pjesë e truallit për parkimin e mjeteve motorike; c) makinerive të rënda (ekskavatorë), sipas tabelës 3, bashkëlidhur këtij vendimi; ç) hidrovorit të Porto-Romanos Bashkisë Durrës, së bashku me skemën përkatëse të kullimit, dhe hidrovorit të qytetit VlorëBashkisë Vlorë, së bashku me skemën përkatëse të kullimit, sipas tabelës 4, bashkëlidhur këtij vendimi. d) pajisjeve dhe orendive të bordeve të kullimit, në përputhje me shkronjën “b”, të kësaj pike. 2 2. Transferimi, sipas pikës 1, kryhet pas hyrjes në fuqi të këtij vendimi nën mbikëqyrjen e prefektit të qarkut përkatës. 3. Me hyrjen në fuqi të këtij vendimi, bashkitë janë përgjegjëse për administrimin, shfrytëzimin dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës së ujitjes dhe kullimit, të transferuar në pronësi të tyre, sipas legjislacionit në fuqi, përfshirë edhe sigurinë e digave të rezervuarëve që përdoren për ujitje dhe që u janë transferuar bashkive. 4. Bashkitë bashkëpunojnë dhe koordinojnë punën për planifikimin e nevojave për ujë për ujitje, shfrytëzimin, mirëmbajtjen dhe rehabilitimin e sistemeve të ujitjes e të kullimit me strukturat rajonale të Ministrisë së Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, që administrojnë infrastrukturën kryesore në këto sisteme. 5. Me hyrjen në fuqi të këtij vendimi, Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Agjencia për Zbatimin e Reformës Territoriale dhe bashkitë bëjnë përditësimin e inventarëve të infrastrukturës së përcaktuar në shkronjat“a”, “b” dhe “ç”, të pikës 1, të këtij vendimi, dhe i propozojnë Ministrisë së Punëve të Brendshme ndryshimet në vendimin nr.1157, datë 25.11.2009, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore të bordeve të kullimit, të cilat i kalojnë në përgjegjësi administrimi Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit”, dhe përfshirjen e tyre në listat përfundimtare të pronave të paluajtshme shtetërore, që u transferohen në pronësi bashkive”. 6. Ngarkohen Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, Ministria e Punëve të Brendshme, Agjencia për Zbatimin e Reformës Territoriale, prefektët e qarqeve dhe bashkitë për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”. KRYEMINISTRI EDI RAMA MINISTRI I BUJQËSISË, ZHVILLIMIT MINISTRI I SHTETIT RURAL DHE ADMINISTRIMIT TË UJËRAVE PËR ÇËSHTJET VENDORE EDMOND PANARITI BLEDAR ÇUÇI