تخطَّ إلى المحتوى
Nelum
قوانين ألبانيا

Albania National Plan for Environmental Noise Management

صدر في 2011-03-28 · النص بتاريخ 2026-10-01

القانون العام والإرشادات الرسمية منشورة بوصفها أبحاثاً. ليست مشورة قانونية أو ضريبية أو مالية.

البحث نفسه مكتوب بالإنجليزية. العناوين والوسوم مترجمة؛ أما النتائج والاقتباسات فغير مترجمة.

عن هذا القانون

اللغة
Albanian
النوع
policy
الدولة
ألبانيا
الموضوعات
Environment
الكلمات المفتاحية
sustainable development, inspection, noise pollution, policy/planning, public health, monitoring, pollution control

أين تقرؤه

    لا يوجد رابط مصدر مسجل لهذا القانون.

النص

نص القانون نفسه، مادةً مادة، كما هو محفوظ. لكل مادة رابطها.

  1. FLETORJA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË Botim i Qendrës së Publikimeve Zyrtare www.qpz.gov.al Nr.27 28 mars 2011 P Ë R M B A J T J A Faqe Vendim i KM nr.123, datë 17.2.2011 Për miratimin e planit kombëtar të veprimit për menaxhimin e zhurmave në mjedis…………………………………………………… 963 963 VENDIM Nr.123, datë 17.2.2011 PËR MIRATIMIN E PLANIT KOMBËTAR TË VEPRIMIT PËR MENAXHIMIN E ZHURMAVE NË MJEDIS Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikave 1 e 3 të nenit 20 të ligjit nr.9774, datë 12.7.2007 “Për vlerësimin dhe administrimin e zhurmës në mjedis”, me propozimin e Ministrit të Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Këshilli i Ministrave VENDOSI: Miratimin e planit kombëtar të veprimit për menaxhimin e zhurmave në mjedis, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. KRYEMINISTRI Sali Berisha PLANI KOMBËTAR I VEPRIMIT PËR MENAXHIMIN E ZHURMAVE NË MJEDIS LISTA E SHKURTIMEVE MMPAU Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave MPPT Ministria e Punëve Publike dhe Transportit METE Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjisë MSH Ministria e Shëndetësisë MASH Ministria e Arsimit dhe Shkencës DPD Drejtoria e Përgjithshme e Doganave DPRR Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve INSTAT Instituti i Statistikës BE Bashkimi Europian PE Parlamenti Europian ANTA Agjencia Nacionale e Trafikut Ajror TIA Tirana International Aeroport MDI Mjete dite në inventar MDP Mjete dite në punë MVDI Mjete vend dite në inventar MVDP Mjete vend dite në punë HYRJE Shqipëria ka një eksperiencë në vlerësimin e ndikimit të zhurmave në mjedis kryesisht në ambientet e brendshme, ku Ministria e Shëndetësisë me strukturat e saj në qendër dhe në rrethe kanë bërë këtë vlerësim. Vlerësimet më të fundit i përkasin periudhës 2001-2008, nga të cilat rezulton se zhurmat në mjedis, veçanërisht në qendrat urbane kanë tendencë në rritje. Ky plan veprimi, duke marrë në konsideratë eksperiencën e deritanishme, ka për qëllim analizën, planifikimin dhe implementimin e masave të domosdoshme për menaxhimin e qëndrueshëm të zhurmave në mjedis për të shmangur efektet negative që ato kanë në mjedis dhe në shëndetin e njerëzve. Burimet e zhurmave në mjedis mund të jenë të shumta, por në këtë plan veprimi do të analizohen zhurmat e shkaktuara nga transporti (rrugor, hekurudhor, ajror), aktivitetet e shërbimit social që gjenerojnë zhurma nëpërmjet muzikës (bare, restorante, pabe, disko), si dhe makineritë dhe pajisjet e ndryshme në ambientet e jashtme. 964 Rregullat kryesore për menaxhimin e qëndrueshëm të zhurmave në mjedis përcaktohen në ligjin nr.9774, datë 12.7.2007 “Për vlerësimin dhe administrimin e zhurmës në mjedis dhe direktivave europiane”, që rregullojnë nivelet e lejuara të zhurmave nga burimet e mësipërme dhe konkretisht (Directive 2002/49/EC of the European Parliament and of the Council, of 25 June 2002, relating to the assessment and management of environmental noise), si dhe direktivave të tjera që përcaktojnë kërkesa specifike për zhurmat e gjeneruara nga sektorë të tjerë, siç është transporti rrugor, ajror, hekurudhor, zhurmat e gjeneruara nga pajisjet dhe makineritë, si dhe zhurmat e gjeneruara nga sektori i shërbimeve publike (restorante, bare, disko etj.). Ky plan veprimi analizon dhe parashikon masa ligjore, administrative dhe organizative të domosdoshme për t’u ndërmarrë me qëllim të përmbushjes së kërkesave të ligjit për vlerësimin dhe administrimin e zhurmës në mjedis, si dhe të kërkesave të direktivës bazë të BE-së, si dhe të direktivave të tjera të lidhura me këtë çështje me synimin e administrimit të qëndrueshëm dhe reduktimit të nivelit të zhurmave në mjedis. Objektivi kryesor është menaxhimi i qëndrueshëm i zhurmës me qëllim respektimin e niveleve të lejuara dhe mbrojtjen e shëndetit të njerëzve. Në objektivat afatshkurtër të këtij plani veprimi synohen të përfshihen aktivitete dhe masa që kanë për qëllim përmirësimin dhe përafrimin e kuadrit ligjor dhe nënligjor me direktivat e BE-së, ndërsa në planin afatgjatë parashikon objektiva dhe masa, që lidhen me ndërhyrjen në sektorët e ndryshëm të ekonomisë, me qëllim të përmbushjes së standardeve të parashikuara për nivelet e lejuara të zhurmave në mjedis. Kërkesa minimale të përmbajtjes së planit të veprimit sipas direktivave të Bashkimit Europian Hartimi i planit të veprimit për menaxhimin mjedisor të zhurmave është një detyrim i shteteve anëtare të BE-së, që në zbatim të direktivës nr.2002/49 EC, të hartojnë planet e menaxhimit për vendet e tyre dhe të përgatitjes së hartave të zhurmës. Pas përgatitjes së planeve kombëtare, direktiva parashikon dhe përcakton afate të hartimit të planeve lokale të zhurmave. Direktiva parashikon dhe një sërë kërkesash bazë që duhet të përmbajë plani kombëtar i veprimit për një vend. Ato janë kërkesa që janë marrë për bazë edhe në këtë plan veprimi. Edhe pse nuk jemi shtet anëtar, Shqipëria ka filluar procesin e stabilizim-asociimit dhe kjo masë është e domosdoshme të realizohet. Po ashtu, ligji aktual i zhurmave është i përfaruar me direktivën kuadër të BE-së për zhurmat në pjesën më të madhe të tij. Një analizë e kuadrit ligjor ekzistues bëhet në kapitujt përkatës të këtij plani veprimi. Përgatitja e hartave të zhurmave është një tjetër hap që duhet të ndiqet në të ardhmen, pas hartimit të planeve të veprimit në nivel kombëtar edhe në nivel lokal. Kjo është e domosdoshme dhe e pashmangshme, pasi hartimi i planit të veprimit krijon mundësinë e përmbushjes së shumë standardeve dhe ndërmjet tyre dhe të hartave të zhurmave. Hartat e zhurmave përmbajnë më shumë elemente për një zonë të caktuar. Ato japin me ngjyra të caktuara dhe të diferencuara zonat ku lejohet apo ndalohet një nivel i caktuar i zhurmës. Qëllimi i planit të veprimit Nëpërmjet këtij plani veprimi synohet të bëhet një analizë e situatës aktuale, të përgjegjësive institucionale dhe të boshllëqeve ekzistuese ligjore dhe organizative, si dhe të planifikohen masa të domosdoshme me afate dhe buxhet të përcaktuar për t’u ndërmarrë, me qëllim përmbushjen e detyrimeve në kuadër të ligjit për administrimin mjedisor të zhurmave, të kërkesave të direktivës bazë të Bashkimit Europian për zhurmat dhe të kërkesave të direktivave specifike që lidhen me këtë çështje. Ky dokument do të shërbejë, gjithashtu, për ministritë, njësitë e qeverisjes vendore, strukturat e planifikimit dhe të vendimmarrjes, që të marrin në konsideratë dhe të integrojnë në planet e tyre kërkesa specifike të përcaktuara në hartat e zhurmave dhe në planet lokale të veprimit për zhurmat. Plani kombëtar i veprimit për menaxhimin e zhurmave në mjedis shërben si një dokument bazë dhe orientues për hartimin e planeve lokale të veprimit për menaxhimin e zhurmave në mjedis, 965 kërkesë kjo që buron nga neni 8 i ligjit për administrimin e zhurmave në mjedis kanë përgjegjësitë e tyre për të ndërmarrë masat për hartimin dhe miratimin e këtyre planeve lokale nëpërmjet organeve të qeverisjes vendore, siç janë këshillat e qarkut, kompetencat e të cilëve përcaktohen në bazë të nenit 11 të ligjit nr.8652, datë 31.7.200 “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore”. Objektiva kryesorë të këtij plani janë: Përcaktimi i burimeve që gjenerojnë zhurma, të cilat paraqesin shqetësim për mjedisin dhe shëndetin e njerëzve; Vlerësimi i shkallës së ndikimit në secilin burim; Vlerësimi i kuadrit ligjor rregullator i burimeve që gjenerojnë zhurmë; Analiza e përgjegjësive institucionale dhe kërkesa për përmirësime të mëtejshme; Politikat e BE-së për zhurmat dhe implementimi i tyre në legjislacionin kombëtar; Përllogaritja e kostos së përafërt për implementimin e planit kombëtar të veprimit për zhurmat; Konkluzione dhe rekomandime për menaxhimin e qëndrueshëm të zhurmave në mjedis. Burimet kryesore që gjenerojnë zhurma në mjedis Objekt i këtij plani veprimi janë sektorët kryesorë që gjenerojnë zhurma në mjedis, të cilët janë trajtuar njëkohësisht dhe nga direktivat e BE-së, që janë si më poshtë: 1. Transporti (rrugor, ajror, hekurudhor); 2. Aktivitete të shërbimit social (klubet e natës dhe diskot, baret, restorantet); 3. Pajisje dhe makineritë (përpunim metali, prerje metalesh, sharrat, gjeneratorë, elektromotorë, kompresorë, çekiçë pneumatikë etj.). Për të përcaktuar masat e domosdoshme për administrimin e zhurmave në mjedis është e domosdoshme analiza e situatës aktuale me sektorët e mësipërm. Kuadri ligjor rregullator për secilin sektor, boshllëqet ligjore apo institucionale, masat e domosdoshme për t’u ndërmarrë etj. KAPITULLI I TRANSPORTI Transporti është një ndër sektorët e trajtuar gjerësisht në direktivën bazë të Bashkimit Europian për zhurmat. Ai përmban në vetvete transportin rrugor, transportin ajror dhe transportin hekurudhor. Secili prej këtyre sektorëve ka problematikën dhe specifikat e tij, si dhe kushtet e përgjithshme të administrimit të qëndrueshëm të zhurmave nga sektori i transportit rregullohen nga direktiva bazë e Bashkimit Europian për zhurmat (Directive 2002/49/EC of the European Parliament and of the Council of 25 June 2002 relating to the assessment and management of environmental noise), si dhe direktiva të tjera që rregullojnë veprimtaritë specifike, që lidhen me transportin ajror (Directive 2002/30/EC of the European Parliament and of the Council of 26 March 2002 on the establishment of rules and procedures with regard to the introduction of noise-related operating restrictions at community airports), si dhe plane veprimi të administrimit të zhurmave kombëtar apo të veçanta për sektorë të caktuar të transportit. Ky plan veprimi analizon sektorin e transportit si një sektor të rëndësishëm dhe më impakt të ndjeshëm në gjenerimin e zhurmave në mjedis. Në vlerësimin e tij janë marrë në konsideratë situatat e përgjithshme në sektorin e transportit me veçoritë specifike që ka transporti rrugor, hekurudhor apo ajror në vendin tonë. TRANSPORTI RRUGOR Transporti rrugor në Shqipëri përbën sektorin kryesor të transportit sa i takon transportit të brendshëm të mallrave dhe të njerëzve. Ky transport përfshin transportin e mallrave në të gjithë territorin e vendit, përfshirë dhe eksportet dhe importet. Transporti i pasagjerëve është, gjithashtu, pjesë e rëndësishme e transportit rrugor, i cili është tashmë i zhvilluar dhe përbëhet nga linjat interurbane dhe linjat brenda qyteteve. Linjat kryesore të transportin të njerëzve kryhen kryesisht me furgonë dhe me autobusë. Shtrirja e tyre është në tërë territorin e vendit dhe për më tepër dhe në zonat më të thella dhe më të vështira të terrenit. 966 RRUGËT NË SHQIPËRI SIPAS KATEGORIVE TË TYRE Tabela nr.1 Qarqet Gjithsej Në varësi të Drejtorisë së Rrugëve Rrugë rurale Gjithsej Nacionale Turistike Miniera Pyjore Strategjike Shqipëria 13,051 3,600 2,631 566 149 123 131 9,451 Berat 507 153 146 - - 4 3 354 Dibër 870 254 221 - 33 - - 616 Durrës 646 165 121 29 4 - 11 481 Elbasan 1,819 359 241 37 44 - 37 1,460 Fier 860 240 185 45 3 - 7 620 Gjirokastër 662 302 302 - - - - 360 Korçë 1,421 395 289 59 - - 47 1,026 Kukës 934 284 253 31 - - - 650 Lezhë 994 231 147 84 - - - 763 Shkodër 2,307 509 293 102 54 60 - 1,798 Tiranë 881 264 145 26 11 59 23 617 Vlorë 1,152 444 288 153 - - 3 708 Të dhëna të MPPT-së Qarkullimi i këtyre mjeteve në zona të ndryshme urbane dhe ato rurale përbën dhe burimin kryesor të gjenerimit të zhurmave në mjedis. Zhurmat kryesisht vijnë nga rënia e burive të mjeteve, si dhe zhurma të tjera që vinë nga frenimi, zhurmat e motorit, zhurma nga sistemi i shkarkimit të tymrave dhe gazrave të mjeteve (marmidat) etj. Nga të dhënat e Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve rezulton se nga regjistrimet e muajit janar të vitit 2010, janë rreth 407 mijë mjete të regjistruara dhe rreth 297 mijë mjete në qarkullim. Siç shihet nga të dhënat e tabelës dhe nga raportimet e DPRR-së rezulton se ka një rritje të numrit të mjeteve nga viti në vit. Kjo tregon për tendencën në rritje që ka ky burim gjenerimi i zhurmave në mjedis. Për këtë arsye konsiderohet si burim kryesor i zhurmave dhe masat për eliminimin apo reduktimin e tyre përbëjnë dhe masat kryesore që lidhen me sektorin e transportit. Pjesë e planit të veprimit për kontrollin e zhurmave nga sektori i transportit rrugor janë: Kontrolli i zhurmës në burim; Planifikimi i kontrolleve për të vlerësuar dhe monitoruar burimet e zhurmës në transportin rrugor; Parashikimi i masave kompensuese apo zbutëse në rastet e nivelit të lartë të zhurmave, sidomos në rastet e autostradave; Mirëmbajtja e sistemit rrugor; Përcaktimi i kufijve limit. Nisur nga këta hapa të domosdoshëm dhe në përmbushje të tyre, është e nevojshme vlerësimi i plotë i situatës në transportin rrugor të mjeteve, rrugëve dhe impaktit që ai ka në mjedis. Në Shqipëri vitet e fundit janë ndërtuar dhe po ndërtohen një numër i konsiderueshëm rrugësh të të gjitha kategorive, si: autostrada, rrugë nacionale, ndërqytete, rurale etj. Për një vlerësim të plotë të impaktit të këtij sektori në gjenerimin e zhurmave në mjedis është me interes të vlerësohet jo vetëm situata me mjetet rrugore, por dhe me gjendjen e rrugëve në përmbushjen e standardeve mjedisore lidhur me zhurmat nga këto rrugë. Sa u takon projekteve në të ardhmen në infrastrukturën rrugore dhe në mjetet që do të futen në territorin e Shqipërisë është e nevojshme që ato t’u nënshtrohen rregullave dhe procedurave të parashikuara në ligjin për zhurmat dhe njëkohësisht dhe në këtë plan veprimi. Ato duhet të 967 përmbushin kërkesat e standardeve të lejuara, të miratuara me udhëzimin nr.8, datë 27.11.2007 “Për nivelet kufi të zhurmave në mjedise të caktuara”, midis Ministrisë së Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave dhe Ministrisë së Shëndetësisë. Në këto masa duhet të merren në konsideratë, gjithashtu, dhe gjendja aktuale e infrastrukturës rrugore, numri i automjeteve në qarkullim dhe popullsia e ekspozuar ndaj këtyre zhurmave. MJETET E TRANSPORTIT SIPAS QARQEVE DHE RRETHEVE Tabela nr.2 RRETHET Vitet 2005 2006 2007 2008 2009 BERAT 11276 13182 14305 15450 16286 Berat 8458 9216 10002 10838 11401 Kuçovë 1689 2751 3025 3238 3431 Skrapar 1129 1215 1278 1374 1454 DURRËS 38365 42368 45699 48449 50464 Durrës 27710 30777 33283 35239 36482 Kavajë 6054 6552 6894 7300 7584 Krujë 4601 5039 5522 5910 6398 ELBASAN 18918 21309 22795 23974 24601 Elbasan 15021 16961 18122 18975 19381 Librazhd 1445 1628 1791 1932 2069 Gramsh 968 1065 1115 1178 1212 Peqin 1484 1655 1767 1889 1939 FIER 26372 31515 34467 36624 38066 Fier 17422 20515 22479 23856 24739 Lushnjë 7094 8682 9476 10096 10487 Mallakastër 1856 2318 2512 2672 2840 GJIROKASTËR 16503 16990 17928 19055 19645 Gjirokastër 6283 6867 7236 7681 7701 Tepelenë 2683 1741 1818 1925 2006 Përmet 1276 1414 1500 1572 1580 Sarandë 4465 5021 5356 5775 6190 Delvinë 1796 1947 2018 2102 2168 KORÇË 18121 18644 19861 20761 21595 Korçë 10710 11625 12321 12899 13413 Ersekë 967 1013 1168 1107 1139 Devoll 2402 1897 1987 2133 2233 Pogradec 4042 4109 4385 4622 4810 KUKËS 3428 3791 4012 4255 4366 Kukës 2026 2239 2384 2518 2522 Has 771 845 864 918 949 Tropojë 631 707 764 819 895 LEZHË 11582 12643 13667 14741 15433 Laç 4880 5251 5615 5934 6106 Lezhë 5222 5837 6386 6957 7331 Mirditë 1480 1555 1666 1850 1996 PESHKOPI 5709 6070 6390 6786 7147 Peshkopi 2639 2770 2877 3024 3208 Bulqizë 1156 1231 1326 1443 1516 Burrel 1914 2069 2187 2319 2423 968 SHKODËR 20485 20976 23614 29297 30879 Shkodër 18179 18398 20824 25989 27397 Malësi e Madhe 1432 1657 1828 2205 2339 Pukë 874 921 962 1103 1143 TIRANË 97663 111783 124083 135799 144280 VLORË 16233 21076 22805 22869 25219 Të dhëna të MPPT-së Nga tabela e mësipërme jepet një informacion i vlefshëm për të parë dhe vlerësuar sesi janë të shpërndarë mjetet rrugore në bazë qarku dhe rrethi, dhe të krahasuar me numrin e popullsisë, bëhet vlerësimi i impaktit që ka ky transport për secilin qark dhe rreth. Nga të dhënat e mësipërme shihet se qarku i Tiranës, Durrësit, Fierit, Shkodrës, Elbasanit etj., përmbajnë numrin më të madh të mjeteve të transportit rrugor. KLASIFIKIMI I MJETEVE SIPAS FUNKSIONEVE TË TYRE Tabela nr.3 Të dhëna të MPPT-së Për të vlerësuar këtë burim, është i nevojshëm kontrolli periodik i mjeteve për zhurmat që ato gjenerojnë. Deri tani, në praktikën e kontrollit periodik dhe rregullorja e këtij kontrolli nuk përmban kontrollin teknik për zhurmat. KONTROLLI TEKNIK VJETOR DHE PERIODIK I MJETEVE RRUGORE (3-5 TONË) Tabela nr.4 Nr. Objekt i kontrollit teknik periodik Kërkesa specifike 1. Boria Kontroll i pasigurt, buria është montuar në mënyrë të pasigurt, nuk funksionon në mënyrë korrekte; nuk është montuar fare apo nuk funksionon. 2. Fshirëset dhe larëset e xhamave 3. Shpejtësimatësi 4. Dritat e pasme / dritat e targës 5. Sinjalizuesit / indikatorët 6. Dritat anësore 7. Targa, numri i shasisë 8. Gazrat e shkarkimit - diezel 9. Gazrat e shkarkimit - benzinë 10. Gjendja e fenerëve 11. Fokusi i fenerëve 12. Dritat e mjegullës / dytësore / ndihmëse 13. Fokusi i dritave të mjegullës / dritat ndihmëse 14. Reflektorët 15. Lëngu i frenave Nr. Emërtimi Viti 2008 2009 Gjithsej 378060 397981 1 Autovetura 264828 281236 2 Mikrobusë, autobusë 6645 6594 3 Kamionë + A.T.P. 79054 79905 4 Makineri bujqësore 1987 1969 5 Motomjete 18329 20874 6 Rimorkio 7217 7403 969 16. Sistemi elektrik 17. Sistemi i shkarkimit / zhurmat/ silenciatori Montuar keq ose ka mundësi të bjerë, mungon ose nuk funksionon nivel i lartë zhurmë; rrjedhje të mëdha. 18. Xhoko e rrotës së parë 19. Xhoko e rrotës së pasme 20. Performanca e suspensioneve të aksit të parë 21. Performanca e suspensioneve të aksit të pasëm 22. Sistemi i frenimit Forca frenuese e mjetit është më pak se 55%; frenat nuk mund të shtypen në mënyrë progresive; frenat demonstrojnë vonesë jonormale; forca frenuese është më pak se 25 kgf. 23. Sistemi i frenimit (disbalanca) 24. Performanca e frenave të parkimit (stacionare) 25. Frenat e parkimit (disbalanca) 26. Dritat e frenave 27. Pedali i frenave Siç shihet nga manuali i kontrollit teknik periodik i mjeteve, nga 27 indikatorë vetëm tre prej tyre kanë lidhje me emetimin e zhurmave në mjedis, siç janë buria, shkarkimi i gazrave ose marmidat dhe sistemi i frenimit. Nga këta tre indikatorë në këtë manual vetëm për shkarkimin e gazrave ka kërkesa për zhurmat duke konstatuar vetëm nivel të lartë të zhurmave, por pa iu referuar normave që mund të konsiderohen të larta. Për këtë arsye, në kushtet e kontrollit teknik duhet të përfshihen edhe kërkesa specifike për nivelin e emetuar të zhurmave nga mjetet e transportit të krahasuar me standardet e lejuara, duke përfshirë buritë dhe sistemin e frenimit. Ky kontroll teknik duhet të përmbajë vlerësimin e nivelit të zhurmave në raport me ato të lejuara dhe për rastet e mospërmbushjes së tyre mjetet nuk duhet të pajisen me lejen e qarkullimit vjetor. Në zbatim të ligjit për administrimin e zhurmave në mjedis, neni 16, pikat 1, 2 dhe 3, duhet që mjetet të kolaudohen për nivelet e emetimit të zhurmave në mjedis dhe ministrat përgjegjës për mjedisin dhe transportin duhet të hartojnë dhe miratojnë udhëzimin përkatës për procedurat e kolaudimit dhe kontrollit teknik të mjeteve të transportit për zhurmat. Sa i takon monitorimit të zhurmave të gjeneruara nga mjetet e transportit rrugor, kërkon ngritjen e një strukture të tillë dhe vendosjen e stacioneve të monitorimit. Monitorimi i zhurmave duhet të bëhet pjesë e skemës kombëtare të monitorimit dhe në përputhje me metodikat përkatëse të përzgjidhen pikat më përfaqësuese për të bërë të mundur grumbullimin e të dhënave dhe përpunimin e tyre. Aktualisht ky sistem nuk ekziston gjë, që nënkupton se për ngritjen e tij është e nevojshme: Vlerësimi paraprak i situatës së zhurmave, burimeve që gjenerojnë zhurma dhe kërkesat specifike, që kanë zona të caktuara urbane ndaj zhurmave; Përcaktimi i numrit minimal të stacioneve të monitorimit të zhurmave dhe i pajisjeve të domosdoshme që duhen për këtë proces; Përcaktimi i metodologjisë, frekuencave të matjes dhe mënyra e raportimit të të dhënave. Përgjegjësitë për monitorimin e mjedisit janë të MMPAU-së nëpërmjet AKM-së. Për këtë arsye janë këto dy institucione që përgjigjen për përmbushjen e kërkesave të mësipërme për vlerësimin dhe ngritjen e sistemit të monitorimit të zhurmave nga transporti rrugor dhe nga burime të tjera të trajtuar në këtë plan veprimi. Analiza e kuadrit ligjor që rregullon zbatimin e kërkesave të ligjit për zhurmat në sektorin e transportit Kuadri ligjor që rregullon transportin rrugor përbëhet nga aktet e mëposhtme: Ligji nr.8378, datë 22.7.1998 “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”; Ligji nr.8308, datë 18.3.1998 “Për transportet rrugore”; Vendimi i Këshillit të Ministrave nr.153, datë 7.4.2000 “Rregullore për zbatimin e Kodit Rrugor”; 970 Udhëzimi i Ministrit të Transporteve dhe Telekomunikacionit nr.3413, datë 16.7.2003 “Mbi kontrollin teknik të mjeteve rrugore”, ndryshuar me udhëzimin nr.6371, datë 17.2.2004 “Rregullore e sigurimit teknik”. Nga analiza e këtij kuadri ligjor shihet se në zbatim të ligjit për administrimin dhe vlerësimin e zhurmës në mjedis, sa i takon sektorit të transportit ka boshllëk ligjor, që lidhet me procedurat e kontrollit teknik të zhurmave nga mjetet e transportit, mungon udhëzimi përkatës për këtë qëllim. Po ashtu mungon udhëzimi për kontrollin teknik të mjeteve të reja, të cilat, para se të futen në treg duhet të jenë të pajisura me certifikatën përkatëse të nivelit të emetimit të zhurmave në mjedis. Ndryshime ligjore kërkohen të bëhen dhe në legjislacionin që lidhet me monitorimin e zhurmave në mjedis dhe përcaktimi i indikatorëve dhe burimeve që gjenerojnë zhurmë që duhet të jenë pjesë e procesit të monitorimit. Përmirësime dhe ndërhyrje duhen bërë, gjithashtu, dhe në Kodin Rrugor dhe ligjin për transportin rrugor. Këto ndryshime duhet të prekin dhe kërkesa specifike për rregullat e qarkullimit rrugor sa u takon zhurmave në mjedis. Për këtë qëllim është e domosdoshme parashikimi i ndërhyrjeve në sinjalistikën rrugore dhe përfshirja në të e sinjaleve që lidhen me zhurmat, si dhe vendosjen e këtyre sinjaleve në pika të caktuara. DISA TABELA TË SINJALISTIKËS NDËRKOMBËTARE PËR ZHURMAT Foto nr.1 971 Siç shihet nga sinjalistika ndërkombëtare e mësipërme, ato përmbajnë një informacion të qartë dhe specifik për rastet dhe zonat ku lejohet ose nuk lejohet, për nivelin e zhurmave, si dhe për raste të tjera specifike. Shenja e parë tregon për ndalimin e zhurmave në rastet kur abuzohet me to. Shenja e dytë tregon për ndalimin e rënies së burive. Kjo kërkesë lidhet me zona apo segmente të caktuara të rrugëve. Shenja e tretë tregon për një zonë me zhurmë të lartë dhe ku publiku njoftohet të marrë masat për mbrojtjen e sistemit të dëgjimit. Shenjat e tjera tregojnë për kërkesa të veçanta për zhurmat që lejohen apo nuk lejohen, të lidhura ngushtë me kërkesa specifike të zonave të caktuara. Analizë e kërkesave të direktivave europiane për transportin rrugor dhe zhurmat e gjeneruara nga ky sektor Kërkesat specifike lidhur me transportin rrugor dhe nivelet e lejuara të zhurmave nga ky transport përcaktohen në direktivën bazë të Bashkimit Europian për administrimin e qëndrueshëm të zhurmave në mjedis (Directive 2002/49/EC of the European Parliament and of the Council, of 25 June 2002, relating to the assessment and management of environmental noise). Direktiva europiane për zhurmat dhe, veçanërisht, për zhurmat e gjeneruara nga sektori i transportit rrugor, kërkojnë që plani i veprimit për administrimin mjedisor të zhurmave nga ky sektor të përmbushë një sërë objektivash, siç janë: Identifikimi i zonave me efekte më të theksuara të zhurmave dhe popullsia e ekspozuar nga këto pika; Identifikimi i pikave ku janë ndërtesa të ndjeshme (spitale, shkolla, çerdhe, kopshte etj.); Përcaktimi dhe vlerësimi i masave për reduktimin e zhurmave që shkaktojnë shqetësime ndaj popullsisë; Përcaktimi i kostove të nevojshme për këto ndërhyrje. Përgjegjësitë institucionale në administrimin e zhurmave në sektorin e transportit Administrimi i zhurmave në mjedis, sa i takon sektorit të transportit, është i lidhur me ministrinë përgjegjëse për sektorin e transportin, që aktualisht është MPPT-ja, si dhe me Drejtorinë e Përgjithshme të Transportit Rrugor. Këto institucione janë përgjegjëse për iniciativat ligjore lidhur me përmbushjen e kërkesave të direktivave europiane për nivelet e lejuara të zhurmave në mjedis nga mjetet e transportit, si dhe të organizimit dhe funksionimit të sistemit të kontrollit, kolaudimit dhe të sinjalistikës rrugore për zhurmat në mjedis. Ministria përgjegjëse për mjedisin është për zbatimin e masave që lidhen me monitorimin e zhurmave, që ka të bëjë me përcaktimin e indikatorëve të zhurmave, sistemin e monitorimit, funksionimin e këtij sistemi, si dhe të raportimit periodik të rezultateve të monitorimit të zhurmave në mjedis. Ministria përgjegjëse për shëndetin ka, gjithashtu, një sërë detyrimesh që lidhen me masat e domosdoshme për të garantuar shëndetin e njerëzve nga zhurmat e gjeneruara nga ky sektor, si dhe me masat e domosdoshme që duhen ndërmarrë në këtë drejtim. Kjo ministri duhet të bëjë vlerësime të shkallës së ndikimit të zhurmave në shëndetin e njerëzve dhe të propozojë masa specifike të domosdoshme, duke u përqendruar në kërkesat e veçanta që kanë objektet, si: shkolla, spitale, kopshte, çerdhe etj. 972 MASA TË DOMOSDOSHME PËR T’U NDËRMARRË NË FUSHËN E TRANSPORTIT RRUGOR Tabela nr.5 Nr. Masat që duhen ndërmarrë Institucioni përgjegjës Afati (viti) 1. Identifikimi i zonave dhe akseve rrugore që kanë ndikim të theksuar të zhurmave ndaj popullsisë. MPPT, MSH, MMPAU 2012 2. Identifikimi i zonave të ndjeshme ku ndodhen ndërtesat me kërkesa të veçanta për nivelin e zhurmave (spitale, shkolla, kopshte dhe çerdhe). MPPT, MASH, MSH, Njësitë vendore 2012 3. Hartimi i planit të masave për reduktimin e zhurmave të gjeneruara nga transporti rrugor. MPPT 2011 4. Përcaktimi i kostove të nevojshme për implementimin e masave për reduktimin e zhurmave nga sektori i transportit rrugor. MPPT 2012 5. Përfshirja e kërkesave specifike për zhurmat në projektet e ndërtimit të rrugëve (nacionale, ndërqytetëse dhe urbane). MPPT, MMPAU Vazhdimisht 6. Ndërhyrja në akset rrugore ekzistuese me masa konkrete për reduktimin e nivelit të zhurmave në mjedis në zbatim të planit të reduktimit të tyre: Rrugët nacionale dhe autostradat; Rrugët ndërqytetëse; Rrugët rurale. MPPT 2012 e në vazhdim 7. Përmirësime të kuadrit ligjor: Përfshirja në Kodin Rrugor të kërkesave specifike për kontrollin e zhurmave në transportin rrugor. Hartimi i udhëzimit të përbashkët për kontrollin teknik të mjeteve për zhurmat. Ndryshime në ligjin për transportin rrugor për çështje që lidhen me sistemin e sinjalistikës rrugore për zhurmat, si dhe i udhëzimit dhe rregullores për kontrollin periodik të mjeteve. MPPT, MMPAU, MSH 2011 2011 2012 TRANSPORTI AJROR Transporti ajror në Shqipëri është funksional vetëm në Tiranë dhe është i destinuar vetëm për transportin civil. Aktualisht ka përfunduar edhe aeroporti i Kukësit, i cili deri tani nuk ka filluar, por mund të fillojë në të ardhmen. Sipas projekteve të MPPT-së për zhvillimin e sektorit të transportit ajror është në plan dhe ndërtimi i një aeroporti në Sarandë. Ky aeroport do të koncepotohet më tepër si aeroport turistik dhe me kapacitet të kufizuar. Aeroporti “Nënë Tereza” është një aeroport i dhënë me koncesion një kosorciumi, që ka në përbërje tri kompani (hochtief AirPort GmbH, Deutche investitions-und entwicklungsgesellschaft dhe Albanian- American Enterprise Fund). Ky aeroport është i vetmi që bën një monitorim të rregullt të mjedisit dhe veçanërisht të zhurmave të emetuara nga ky aeroport prej tre vjetësh. 973 TË DHËNA MBI NUMRIN E FLUTURIMEVE DHE TË PASAGJERËVE NGA AEROPORTI I RINASIT Tabela nr.6 Të dhëna publikuar në webside-in e aeroportit “Nënë Tereza” Nga të dhënat e tabelës për tri vitet e fundit shihet se fluksi i fluturimeve dhe i pasagjerëve në aeroportin e Rinasit është rreth 50-60 avionë në ditë dhe rreth 3500 pasagjerë çdo ditë. Po ashtu duket qartë se ka një fluks në rritje nga viti në vit, si të numrit të fluturimeve dhe të pasagjerëve. Në përputhje me lejen mjedisore të TIA-s dhe procedurave të monitorimit mjedisor, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës zbaton programin e monitorimit të zhurmave për të vlerësuar nivelet e zhurmave në aeroport dhe në afërsi të tij. Figura nr.2 Pozicionet e monitorimit të zhurmave në aeroportin “Nënë Tereza” Monitorimi i zhurmave kryhet mbi bazën e pozicioneve të konsideruara si më përfaqësuese dhe më strategjike brenda dhe jashtë zonës së aeroportit gjatë sezonit të pikut, si dhe jashtë tij. Matjet 24-orëshe u klasifikuan në tri periudha: orët e ditës 07:00-19:00, orët e mbrëmjes 19:00 23:00 dhe orët e natës 23:00-07:00 Matjet e zhurmave kryhen në përputhje me ligjin nr.9774, datë 12.7.2007 “Për vlerësimin dhe administrimin e zhurmës në mjedis” dhe me direktivën 2002/30/EC e Parlamentit Europian (PE) dhe Këshillit të BE-së të datës 26 mars 2002 për vendosjen e rregullave dhe procedurave në lidhje me përhapjen dhe kufizimin e zhurmave në aeroport. Gjatë këtij procesi u përdorën dy modele aparaturash për matjen e nivelit të zhurmave në pozicione specifike. Viti Numri i fluturimeve Numri i pasagjerëve 2005 15, 400 785 000 2006 15, 856 906,103 2007 18, 250 1,105, 770 2008 19,194 1,267,041 2009 20,064 1,394,688 2010 (deri në muajin tetor) 9,360 644,914 974 Të dhënat e këtij sistemi monitorimi të zhurmave nga aeroporti “Nënë Tereza” jepen në tabelat më poshtë: Tabela nr.7 Faza I-LAeq (dB A) Faza II- LAeq(dB A) Poz. e matjeve ditë mbrëmje natë ditë mbrëmje natë poz. 1 A 45.9 54.2 50.5 50.5 49.8 47.6 poz. 1 B 51.4 50.6 48.4 49.7 49.7 47.3 poz. 2 A 56.7 56.4 poz. 2 B 54.2 47.4 43.8 55.8 poz 3A 53 49.4 48.4 53.9 46.4 46.2 poz 3 B 52.2 55.4 poz. 8 68 63.9 65.1 68.6 poz. 6 66 60 64.1 61.1 55.8 56.5 poz. 4 52.8 52.1 51.9 50.5 51.7 48.7 poz. S.E 69.7 67.6 58.1 49.1 Tabela nr.8 Faza I -LAmax (dB A) Faza II- LAmax (dB A) Poz. e matjeve ditë mbrëmje natë ditë mbrëmje natë poz. 1 A 91 82 83 89.6 91.7 78.4 poz. 1 B 92 87 91 86.9 81.6 88.2 poz. 2 A 90.2 91.5 poz. 2 B 92 88 83 92.1 poz. 3 A 99 93 95 94.1 91.7 89.2 poz. 3 B 103 82.1 poz. 8 98 103 98 84.6 poz. 6 94 90 90 86.4 84.8 84 poz. 4 96 92 93 87.2 93.2 86 poz. S.E 89.7 100.8 93 83.2 Nga të dhënat e raportuara nga ky institucion rezulton se niveli i emetuar i zhurmave është në normat e lejuara të zhurmave në vendin tonë. Megjithatë transporti ajror përbën një ndër sektorët me rritje të dukshme si të numrit të fluturimeve, dhe të pasagjerëve. Këta dy faktorë janë të mjaftueshëm për të konkluduar se është një sektor, të cilit duhet t’i kushtohet një vëmendje e veçantë. Megjithëse sistemi i monitorimit tregon për nivele të lejuara të zhurmave, kjo nuk është e mjaftueshme për të justifikuar masat e marra deri më sot. Për këtë sektor është e nevojshme të bëhet vlerësimi i numrit të popullsisë të ekspozuar ndaj këtyre zhurmave dhe veçanërisht e banorëve të zonave përreth aeroportit, si dhe të institucioneve të ndjeshme ndaj zhurmave, siç janë: shkollat, çerdhet, kopshtet etj. Analizë e kuadrit ligjor rregullator për administrimin e zhurmave nga sektori i transportit ajror Kuadri ligjor që rregullon veprimtarinë e transportit ajror përbëhet nga: Ligji nr.10 040, datë 22.12.2008 “Kodi Ajror i Republikës së Shqipërisë”; Ligji nr.9255, datë 15.7.2004 “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në konventën “Për unifikimin e disa rregullave për transportin ajror ndërkombëtar””; Vendimi nr.1214, datë 3.9.2008 “Për miratimin e strategjisë sektoriale të transportit”; Udhëzimi nr.9, datë 3.6.2010 “Për kërkesat e përbashkëta të dispozitës së shërbimeve të navigimit ajror”. 975 Kuadri ligjor ekzistues, ashtu si dhe për fushat e tjera nuk ka kërkesa specifike për zhurmat nga transporti ajror. Në këto rrethana është e nevojshme: Rishikimi i këtij kuadri ligjor dhe përfshirja në të e kërkesave që lidhen me këtë sektor dhe që përcaktohen nga direktivat e BE-së. Të bëhet rivlerësimi i skemës së monitorimit në raport me ndikimin që ka në popullsinë përreth aeroportit në kushtet e rritjes së numrit të fluturimeve; Të hartohen dhe ndërmerren masat e domosdoshme për minimizimin e nivelit të zhurmave në mjedis; Të mbahen regjistrat përkatës të rezultateve të monitorimit të nivelit të zhurmave. Analizë e kërkesave të direktivave europiane për zhurmat nga transporti ajror Kërkesat e direktivave të BE-së për transportin ajror përcaktohen nga direktiva “Directive 2002/30/EC of the European Parliament and of the Council of 26 March 2002, on the establishment of rules and procedures with regard to the introduction of noise-related operating restrictions at Community airports”. Kjo direktivë parashikon një sërë masash që duhen ndërmarrë për të administruar dhe kontrolluar nivelin e zhurmave në mjedis që lidhen me: masat që duhet të ndërmarrin vendet anëtare për të reduktuar zhurmat dhe numrin e njerëzve të ekspozuar ndaj zhurmave të shkaktuara nga trafiku ajror; vlerësimin e grupeve të interesit dhe të kërkesave të tyre që janë nën ndikimin apo mund të ndikohen nga zhurmat e shkaktuara nga trafiku ajror; ndërmarrjen e masave të domosdoshme nga vendet anëtare për të minimizuar dhe reduktuar efektet negative të shkaktuara nga zhurmat në mjedis nga trafiku ajror. Këta përbejnë objektivat kryesorë të kësaj direktive, arritja e të cilëve kërkon të ndërmerren masa konkrete dhe të monitoriohet implementimi i këtyre masave në vazhdimësi. Përgjegjësitë institucionale në administrimin mjedisor të zhurmave nga transporti ajror Nisur nga analiza e kuadrit ligjor ekzistues, shihet se përgjegjësitë institucionale në administrimin e këtij sektori është ministria përkatëse për transportin, aktualisht MPPT-ja. Ministria është përgjegjëse për hartimin dhe zbatimin e politikave kryesore që lidhen me këtë sektor. Pjesë e rëndësishme në menaxhimin e sektorit të transportit ajror është dhe Drejtoria e Përgjithshme e Politikave të Planifikimit të Transportit, si dhe Drejtoria e Politikave të Transportit Ajror, pjesë të MPPT-së. Një institucion tjetër i rëndësishëm i organizuar në formën sh.a., është dhe Agjencia Nacionale e Trafikut Ajror sh.a. (ANTA). Kjo agjenci ka për mision: të sigurojë shërbime të trafikut ajror të sigurta, me cilësi të lartë, që nuk cenojnë mjedisin, internacionalist konkurruese dhe që zhvillohen në mënyrë dinamike, si dhe të kontribuojë në kërkesën e sigurisë kombëtare për të mbrojtur sovranitetin e hapësirës ajrore kombëtare. 976 MASAT E DOMOSDOSHME PËR T’U NDËRMARRË NË SEKTORIN E TRANSPORTIT AJROR Tabela nr.9 Nr. Masat për t’u ndërmarrë Institucioni përgjegjës Afati (viti) 1. Përafrimi i kuadrit ligjor për transportin ajror me direktivën e BE-së, duke përfshirë këto kërkesa në Kodin e Republikës së Shqipërisë për transportin Ajror, MPPT, MMPAU, MSH 2011 2. Vlerësimi i numrit të popullsisë të ekspozuar nga zhurmat e gjeneruara nga trafiku ajror dhe ndërmarrja e masave për reduktimin e zhurmave MPPT 2011 3. Hartimi i planeve të menaxhimit të zhurmave në nivel aeroporti MPPT 2012 TRANSPORTI HEKURUDHOR Situata aktuale me transportin hekurudhor, problematika e tij në Shqipëri Shqipëria ka një rrjet hekurudhor, i cili shtrihet në akset veri jug dhe në aksin lindje perëndim. Linjat hekurudhore lidhin qytetet kryesore të Shqipërisë dhe konkretisht, qytetet e Vlorës, të Fierit, Lushnjës, Kavajës, Durrësit, Tiranës, Lezhës, Shkodrës, Elbasanit, Pogradecit. I gjithë rrjeti hekurudhor i vendit është 447 km. Ky rrjet transporti kalon në zonat kryesore urbane të vendit ose në afërsi të tyre. Qytetet nëpër të cilat kalon ky rrjet hekurudhor dhe popullsia potencialisht e ekspozuar nga zhurmat e gjeneruara nga transporti hekurudhor mund të vlerësohen përafërsisht në tabelën mbi numrin e popullsisë sipas qyteteve të vendit tonë. NUMRI I LOKOMOTIVAVE DHE VAGONËVE TË UDHËTARËVE NË SHQIPËRI (2005-2009) Tabela nr.10 Nr. Emërtimi Njësia e matjes Vitet 2005 2006 2007 2008 2009 1 Lokomotiva gjithsej (diezel) copë 58 58 57 57 55 Lokomotiva në përdorim 25 25 24 24 22 Lokomotiva në konservim 33 33 33 33 33 " " mijë kf 73.4 73.4 72.03 72.03 70.44 2 Vagonë udhëtarësh copë 86 67 88 88 88 Vagonë udhëtarësh në përdorim copë 76 53 43 43 43 " " mijë vende 6.3 4.01 3.32 3.32 3.32 3 Vagonë mallrash gjithsej copë 824 824 710 710 537 " " " mijë tonë 39.0 36.9 32.0 32.0 23.1 a Vagonë të mbuluar copë 242 142 142 142 72 " " mijë tonë 11.224 5.78 5.724 5.724 1.68 b Vagonë me sponte të larta copë 371 305 200 200 173 " " mijë tonë 16.095 10.65 6.704 6.704 5.555 c Vagonë me sponte të sheshtë copë 93 259 250 250 215 " " " mijë tonë 6.666 14.39 13.926 13.926 11.926 d Vagonë të tjerë cisternë+qypa) copë 118 118 118 118 77 " " mijë tonë 6 6.1 5.7 5.7 3.9 Të dhëna të MPPT-së 977 MJETET HEKURUDHORE DHE VËLLIMI I TRANSPORTIT TË TYRE Tabela nr.11 Nr. Emërtimi Njësia e matjes Vitet 2005 2006 2007 2008 2009 UDHËTARË 1 Vëllimi i punës 000 udh 1439.95 1658.84 1090.88 822.615 645 2 " " 000 ukm 73001.53 79613.45 50774.63 40548 31524 3 Mjete ditë në inventar MDI 32120 23508 19345 19652 15940 4 Mjete ditë në punë MDP 15503 10838 7984 7365 6139 5 Mjete vende dite në inventar MVDI 2379070 1670006 1463285 1454742 1E+06 6 Mjete vende dite në punë MVDP 1180622 776689 586553 542343 451575 7 Koeficienti i gad.teknike % 87 88.7 85.5 93.8 89.5 Të dhëna të MPPT-së NUMRI I PASAGJERËVE TË TRANSPORTUAR NGA TRANSPORTI HEKURUDHOR Grafiku nr.1 Nga të dhënat e tabelave mbi numrin e mjeteve dhe vagonëve në vite shihet se numri i tyre në përgjithësi është në rënie nga një vit në tjetrin, po ashtu dhe numri i pasagjerëve dhe mallrave të transportuara nëpërmjet hekurudhës është në rënie. Kjo tregon se ky sektor në përgjithësi ka tregues në rënie. Megjithatë lidhur me gjenerimin e zhurmave treguesit mund të jenë në rritje, pasi kemi të bëjmë me mjete të vjetruara dhe të amortizuara, si dhe me rrjet hekurudhor të amortizuar, pasi dhe investimet në këtë sektor vitet e fundit kanë qenë tepër të ulëta. Nga analiza e ndikimit të rrjetit hekurudhor dhe të zhurmave që ai shkakton rezulton se në përgjithësi ai kalon në një zonë të dendur urbane dhe nën ndikimin e tij është një popullsi, e cila në numër shkon në një nivel të konsiderueshëm. Duke përllogaritur numrin apo frekuencën e lëvizjes së trenave, në përputhje me direktivat e Bashkimit Europian, shihet se ato janë në nivele të ulëta. Vlerësuar edhe në aspekte të tjera që lidhen me gjendjen teknike të hekurudhave dhe të trenave, rezulton se zhurmat e gjeneruara nga ky sektor edhe pse në raport me vendet e Bashkimit Europian dhe të direktivës së zhurmave janë më të ulëta zhurmat e gjeneruara janë relativisht të larta. Në këto kushte është e nevojshme rishikimi i situatës në të gjithë territorin e vendit dhe në procesin e hartimin të hartës së zhurmave të merren në konsideratë këta faktorë. Shqipëria nuk ka trena të shpejtësive të mëdha dhe për rrjedhojë dhe kërkesat specifike të direktivës europiane për këta trena nuk paraqesin interes për vendin tonë. Nëse në të ardhmen do të ndërtohen linja hekurudhore të 978 trenave të shpejtësive të mëdha, natyrisht, në kushtet e ndërtimit të tyre duhet të parashikohen kërkesa specifike për reduktimin apo kontrollin e zhurmës në mjedis. Analizë e kuadrit ligjor rregullator për sektorin e transportit hekurudhor Kuadri ligjor që rregullon transportin hekurudhor në vendin tonë lidhet me legjislacionin e transportit. Në këtë grup aktesh ligjore mund të përmenden: Ligji nr.9689, datë 5.3.2007 “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në “Marrëveshjen Europiane për linjat hekurudhore ndërkombëtare kryesore””; Ligji nr.9300, datë 28.10.2004 “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në shtojcën “a” të konventës për transportin ndërkombëtar hekurudhor (COTIF) “Për rregullat uniforme për kontratën e transportit ndërkombëtar hekurudhor të udhëtarëve dhe të bagazheve (CIV)”; Ligji nr.9167, datë 22.1.2004 “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në konventën ndërkombëtare “Për lehtësimin e kalimeve kufitare për mallrat e transportuara me hekurudhë””; Ligji nr.9168, datë 22.1.2004 “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në konventën ndërkombëtare “Për lehtësimin e kalimeve kufitare për udhëtarët dhe bagazhet e transportuara me hekurudhë”” (Gjenevë, 10 janar 1952). Nga analiza e hollësishme e këtij kuadri ligjor rregullator shihet si legjislacioni i hartuar që i përgjigjet sektorit të transportit hekurudhor është përqendruar kryesisht në përmbushje të kërkesave të konventave ndërkombëtare që rregullojnë transportin hekurudhor dhe veçanërisht atë ndërkufitar dhe ndërkombëtar. Sa u takon kërkesave specifike për transportin hekurudhor dhe veçanërisht të kërkesave për kufizimin e zhurmave në mjedis në zona të caktuara, shihet se ai nuk përmban asnjë detyrim. Po ashtu nga analiza e sinjalistikës së transportit hekurudhor, shihet se nuk ka kërkesa specifike për të udhëzuar drejtuesit e trenave për të kufizuar apo ndaluar rënien e burive apo sirenave të trenit në zona të caktuara. Zhurmat e gjeneruara nga sektori i transportit hekurudhor nuk janë vetëm ato të sirenave, por edhe zhurmat nga frenimet, zhurmat që gjenerohen nga gjendja jo e mirë teknike e vetë sistemit hekurudhor. Lidhur me administrimin mjedisor të zhurmave në mjedis, përveç direktivës bazë europiane që rregullon administrimin e zhurmave për sektorin e transportit hekurudhor, ka direktivë të veçantë. Në kërkesat specifike të respektimit të nivelit të zhurmave nga sektori i transportit hekurudhor, përveç nivelit të zhurmave janë dhe kontrolli i vibrimeve apo dridhjeve që shkaktohen gjatë akseve hekurudhore dhe veçanërisht pranë qendrave të banuara. Kërkesa të direktivave të bashkimit europian për administrimin e zhurmave nga sektori i transportit hekurudhor Kërkesat e përgjithshme për transportin hekurudhor përcaktohen në direktivën bazë të Bashkimit Europian për administrimin e zhurmave në mjedis (Directive 2002/49/EC of the European Parliament and of the Council, of 25 June 2002, relating to the assessment and management of environmental noise). Në raport me kërkesat e kësaj direktive, kërkohet që çdo vend anëtar të bëjë vlerësimin e impaktit që ka transporti hekurudhor në emetimin e zhurmave në mjedis, marrjen e masave zbutëse ndaj tyre dhe hartimin dhe zbatimin e planeve të veprimit për sektorin e transportit hekurudhor për administrimin e qëndrueshëm të zhurmave në mjedis. Masat që duhen ndërmarrë për përmirësimet ligjore dhe institucionale Lidhur me administrimin e zhurmave në sektorin e transportit hekurudhor, kërkohen të bëhen disa ndërhyrje. Këto ndërhyrje lidhen me kuadrin ligjor dhe atë rregullator. Hekurudhat dhe trenat janë pronë publike, por në kuadër të transportit ndërkombëtar dhe ndërkufitar lind nevoja e unifikimit të procedurave dhe standardeve. Për këtë qëllim është i nevojshëm vlerësimi i akseve që kalojnë pranë qendrave urbane. Në këto akse është nevojshme të bëhen përmirësime të sinjalistikës dhe të vendosen tabelat përkatëse që tregojnë për ndalimin e rënies së sirenave apo për kufizimin e tyre në zona të tjera. Kjo duhet të 979 bëhet në përputhje me kërkesat e direktivës europiane dhe me numrin e popullsisë të ekspozuar ndaj këtyre zhurmave. Një tjetër fushë e përmirësimeve lidhur me transportin hekurudhor janë dhe dridhjet apo vibrimet që shkaktohen gjatë lëvizjes së trenave. Për këtë qëllim autoritetet përkatëse duhet të bëjnë matjet dhe në përputhje me gjendjen e hekurudhave, trenave dhe popullsinë që ekspozohet ndaj këtyre dridhjeve të ndërmerren masat përkatëse. PLANI I MASAVE QË DUHEN NDËRMARRË NË SEKTORIN E TRANSPORTIT HEKURUDHOR Tabela nr.12 Nr. Masat për t’u ndërmarrë Institucioni përgjegjës Afati (viti) 1. Përafrimi i direktivës së BE-së, për zhurmat nga sektori i transportit hekurudhor MPPT, MMPAU, MSH 2012 2. Vlerësimi i numrit të popullsisë të ekspozuar nga zhurmat e rrjetit hekurudhor dhe marrja e masave për reduktimin e tyre MPPT 2013 3. Vlerësimi i sinjalistikës të hekurudhave dhe përfshirja e kërkesave dhe sinjaleve specifike për zhurmat në transportit hekurudhor MPPT 2011 4. Hartimi i një plani masash për reduktimin e zhurmave nga sektori i transportit MPPT 2013 KAPITULLI II SEKTORI I SHËRBIMEVE PUBLIKE (DISKO, BARE, KLUBE NATE, KAFENE, RESTORANTE ETJ.) Analizë e situatës së respektimit të kërkesave ligjore për zhurmat nga sektori i shërbimeve publike Sektori i shërbimeve publike përbën dhe sektorin me problematik të gjenerimit të zhurmave pas atij të transportit rrugor. Kjo vjen për arsye të vetë vendndodhjes së tyre afër qendrave urbane, si dhe të kohës së zhurmave që ato gjenerojnë. Në sektorin e shërbimeve publike përfshihen: bare, kafene dhe restorante; disko ose klube nate; lokale që organizojnë dasma dhe ceremoni të tjera familjare. Këto aktivitete në pjesën më të madhe të tyre licencohen nga njësitë e qeverisjes vendore dhe në kushtet e licencimit nuk ka kërkesa specifike për nivelin e lejuar të zhurmave që ato duhet të respektojnë. Kërkesa për pajisje me leje mjedisi parashikon vetëm ligji për administrimin mjedisor të zhurmave. Edhe pse ligji ka hyrë në fuqi, ende nuk ka filluar procesi i licencimit të këtyre aktiviteteve. Ligji parashikon jo vetëm nivelet e lejuara të zhurmave, por dhe oraret e lejuara. Masat e domosdoshme për t’u ndërmarrë për përmbushjen e standardeve mjedisore dhe administrimin e qëndrueshëm të zhurmave nga sektori i shërbimeve publike Disiplinimi i këtij sektori si më problematiku në gjenerimin e zhurmave në mjedis, kërkon të ndërmerren disa hapa konkretë që lidhen: Vlerësimi i situatës aktuale, vendndodhjes dhe personave të ekspozuar nga zhurmat që gjenerojnë këto aktivitete; Vlerësimi i kushteve specifike në licencimin e tyre; Parashikimi i masave për përmirësimet ligjore në legjislacionin lidhur me planifikimin e territorit dhe urbanistikën; Ngritja e strukturës së monitorimit dhe kontrollit të zhurmave nga ky sektor. 980 PLANI I MASAVE NË SEKTORIN E AKTIVITETEVE TË SHËRBIMEVE SOCIALE Tabela nr.13 Nr. Masat që duhen ndërmarrë Institucioni përgjegjës Afati (viti) 1. Vlerësimi i personave të ekspozuar nga lokalet e shërbimit social (disko, bare, restorante) MB, MF, MMPAU 2012 2. Pajisja me leje mjedisi e këtyre aktiviteteve MMPAU 2011 3. Ngritja e strukturës së kontrollit dhe monitorimit të zhurmave nga sektori i shërbimeve publike MB, MMPAU, 2011 4. Përmirësime dhe përfshirje në legjislacionin aktual për ndërtimet dhe urbanistikën të kërkesave specifike për nivelet e lejuara të zhurmave nga këto aktivitete Ministritë e linjës, MMPAU 2011 5. Certifikimi i niveleve të emetuara të zhurmës nga aktivitetet ekzistuese dhe publikimi i rezultateve të tyre MSH, MMPAU 2011 Përgjegjësia institucionale për administrimin dhe kontrollin e zbatimit të kërkesave ligjore për zhurmat nga ky sektor Përgjegjësitë institucionale për disiplinimin e aktiviteteve që gjenerojnë zhurmë nga ky sektor, janë të lidhura me ministrinë apo autoritetin përgjegjës për licencimit. Po ashtu, shumë aktivitete të përfshira në këtë grup pajisen me leje nga autoritetet vendore. Këto autoritete duhet që në procesin e licencimit të respektojnë kërkesat e ligjit për zhurmat, si dhe kërkesa të veçanta parashikuar në hartën e zhurmave dhe të planifikimit të territorit për zona me kërkesa specifike për zhurmat. Institucioni përgjegjës për licencimin e këtyre aktiviteteve duhet të rishikojnë dhe përmirësojnë procedurat e licencimit dhe përfshirjen në to të kërkesave specifike për respektimin e niveleve të lejuara të zhurmave të emetuara prej tyre. MSH-ja është përgjegjëse për kontrollin e nivelit të zhurmave dhe certifikimin e tyre nëpërmjet strukturave të saj. Për këtë ministri është e nevojshme dhe emergjente ngritja e njësisë së zhurmave në Institutin e Shëndetit Publik. Kjo strukturë është kërkesë e ligjit për zhurmat dhe duhet të monitorojë dhe raportojë për zhurmat e gjeneruara në mjedis. MMPAU-ja është përgjegjëse që nëpërmjet inspektoratit të mjedisit të kontrollojë zbatimin e kërkesave të ligjit për zhurmat e gjeneruara nga këto aktivitete, si dhe të ndërmarrë masat për respektimin e normave të lejuara. MPPT-ja është përgjegjëse që nëpërmjet strukturave të saj dhe në bashkëpunim me organet e qeverisjes vendore, të ndërmarrë masat për përfshirjen e kërkesave specifike për zhurmat e gjeneruara nga këto aktivitete në planet lokale të zhvillimit dhe të planifikimit urban. NUMRI I POPULLSISË SIPAS QARQEVE DHE RRETHEVE Tabela nr.14 Qarku Numri i popullsisë Gjithsej 3,194,417 Berat 170,815 Dibër 140,007 Durrës 310,441 Elbasan 343,053 Fier 374,004 Gjirokastër 102,531 Korçë 257,530 Kukës 79,289 981 Lezhë 158,800 Shkodër 246,016 Tiranë 800,197 Vlorë 211,734 Regjistrimi i vitit 2009 (INSTAT) Nga të dhënat e kësaj tabele rezulton se qarqet me numër më të madh të popullsisë janë: qyteti i Tiranës, Shkodrës, Lushnjës, Korçës, Fierit, Elbasanit, Durrësit dhe Vlorës. Këto të dhëna mund të shërbejnë si të dhëna orientuese për të vlerësuar situatën në përgjithësi dhe, më pas për të kaluar në vlerësime konkrete për çdo aktivitet dhe për çdo zonë të një qendre të banuar urbane. Për të përcaktuar më në detaje këtë impakt në mjedis dhe në popullsinë e ekspozuar ndaj këtyre zhurmave, është e nevojshme të evidentohet saktë numri i këtyre lokaleve për secilin qytet apo zonë turistike dhe numrin potencial të popullsisë së ekspozuar ndaj këtyre zhurmave. Aktualisht nuk ka të dhëna për numrin e tyre nga INSTAT-i dhe për këtë bëhet edhe më e nevojshme evidentimi dhe regjistrimi i tyre për secilin qark, bashki dhe qytet. Për të monitoruar në të ardhmen këtë fenomen është e nevojshme që në QKL dhe QKR të ketë statistika të veçanta për këto aktivitete me qëllim monitorimin e tyre. Kërkesa të direktivave të Bashkimit Europian për zhurmat në restorante, pabe dhe disko Kërkesat e tyre të përgjithshme përcaktohen në direktivën bazë të Bashkimit Europian (Directive 2002/49/EC of the European Parliament and of the Council, of 25 June 2002, relating to the assessment and management of environmental noise), ndërsa kërkesa specifike ka në direktivat e veçanta që lidhen me mbrojtjen e shëndetit të njerëzve të ekspozuar ndaj tyre, përfshi këtu dhe personelin që shërben në këto restorante dhe disko (Directive 2003/10/EC of the European Parliament and of the Council, of 6 February 2003, on the minimum health and safety requirements regarding the exposure of workers to the risks arising from physical agents (noise). Në këto dokumente kërkohet që nivelet e zhurmave që gjenerohen nga këto aktivitete të jenë në nivelet e lejuara dhe që nuk shkaktojnë dëmtim të shëndetit të personave të ekspozuar ndaj tyre. Për këtë, çdo vend duhet të miratojë nivelet e lejuara të zhurmave dhe më pas respektimin e tyre. KAPITULLI III PAJISJET DHE MAKINERITË QË GJENEROJNË ZHURMË Analiza e situatës në këtë sektor Zhurmat e gjeneruara nga makineritë dhe veçanërisht nga pajisje të ndryshme, është një tjetër fushë ku kërkohen të merren masa specifike me qëllim të administrimit të zhurmave që në burimin e tyre. Sektori i industrisë përfshin shumë aktivitete industriale që gjenerojnë zhurmë, por në vendin tonë ky sektor është tepër i kufizuar dhe për rrjedhojë edhe zhurmat e gjeneruara nga ai janë të papërfillshme. Pjesa më e rëndësishme dhe njëkohësisht dhe më problematike mbetet zhurmat e gjeneruara nga pajisjet që janë ekspozuar në mjediset publike. Direktivat e Bashkimit Europian përmbajnë rreth 56 pajisje që i nënshtrohen rregullave dhe që duhet të përmbushin kërkesat për nivelet e lejuara të zhurmave që ato gjenerojnë. Kjo direktivë është e miratuar që në vitin 2000 (Directive 2000/14/EC OF the European Parliament and of the Council, of 8 May 2000, on the approximation of the laws of the Member States relating to the noise emission in the environment by equipment for use outdoors). Përgjithësisht direktiva përcakton pajisjet që janë objekt i kësaj direktive, nivelet e lejuara të zhurmave nga secila pajisje. Në këtë grup pajisjesh përfshihen: gjeneratorët e tipave dhe madhësive të ndryshme; pajisjet e shpimit të betoneve, asfalte (matrapik, çekiçët pneumatikë, trapan etj.); pajisje të prerjes së metaleve dhe drurëve (sharrat, zmerilues etj.); 982 pajisjet e presimit, vibrimit, rulimit; eskalatorët, vinçat. Gjeneratorët përbëjnë pjesën më problematike të emetimit të zhurmave në mjedis. Si rezultat i problematikës së konstatuar në furnizimin me energji elektrike dhe për të siguruar një vazhdimësi në furnizim me energji, shumë subjekte, si: restorante, hotele, disko, lojëra fati, institucione etj., kanë instaluar gjeneratorë të madhësive të ndryshme për prodhim energjie. GJENERATORË TË IMPORTUAR NË VENDIN TONË TRI VITET E FUNDIT (2007-2009) Tabela nr.15 CN Përshkrimi Njësia Sasia 85011010 Motor sinkron me një dalje =<18kw. copë 805 85011091 Motor universa lAC/DC me dalje =<37.5w copë 4,075 5011093 Motorë AC me dalje =<37.5w (jomotorë sinkronik me dalje =<18w) copë 1,057 85011099 Motorë DC me dalje =<37.5w copë 843 85013220 Motorët DC; gjeneratorët DC me një dalje >750w, por deri në 7.5kW copë 1,442 85013280 Motorët DC; gjeneratorët DC me një dalje >7.5kW, por deri në 75kW copë 125 85015220 Motor AC, shumëfazor me dalje >750w, por =<7.5kw copë 436 85015230 Motor AC, shumëfazor me dalje >7.5kw, por =<37kw copë 24 85015290 Motor AC, shumëfazor me dalje >37kw, por =<75kw copë 9 85015350 Motorë traction copë 4 85016120 Gjeneratorë AC me dalje =<75kva (jo: për aviacion civil të nënkrerëve 850161 10) copë 89 85016180 Gjeneratorë AC me dalje >7.5 kva, por =<75kva (jo:aviacion civil të nënkrerëve 850161-10) copë 17 85016200 Gjeneratorët AC me dalje >75 kva, por =< 375 kva copë 12 85016300 Gjeneratorët AC me një dalje > 375kva, por <=750kva copë 6 85016400 Gjeneratorë AC me dalje >750kva copë 23 85021120 Grup gjenerator, motor me piston me djegie të brendshme, tip shtypje djegie,dalje=<7.5kva copë 126 85021180 Grup gjenerator,motor me djegie të brendshme, tip shtypje-djegie, dalje >7.5kva, deri 75kva copë 170 85021200 Grup gjeneratorët me motor djegie të brendshme, dalja>75kva, por=<375kva, për avion civil copë 87 85021290 Grup gjenerator, motor me djegie të brendshme, diesel/gjysmë, dalje>75kva, por =<375kva copë 1 85021320 Grup gjenerator, motor me djegie të brendshme, diesel/gjysmë,dalje>375kva, por =<750kva copë 34 85021340 Grup gjenerator, motor me djegie të brendshme, diesel/gjysmë, dalje>750kva, por =<2000kva copë 14 85021380 Grup gjeneratorë me motor me djegie të brendshme me kompresion-ndezje, me dalje>2000kva copë 1 85022020 Grup gjenerator, motor me djegie të brendshme, piston me shkëndijë me dalje =<7.5kva copë 41 85022040 Grup gjeneratorë, motor me djegie të brendshme, piston me shkëndijë, dalja>7.5, por=<375kva copë 30 85022060 Grup gjeneratorë, motor me djegie të brendshme, piston me shkëndijë, dalja>375, por=<750kva copë 7 85022080 Grup gjeneratorë, motor me djegie të brendshme, piston me shkëndijë me dalje >750kva copë 3 Shuma e mjeteve të importuar në tri vitet e fundit 9481 Shënim. Të dhënat janë marrë nga DPD-ja dhe u përkasin tri viteve të fundit. 983 Nga të dhënat e tabelës së mësipërme mbi importet e gjeneratorëve të madhësive dhe fuqive të ndryshme tregon se numri i tyre është i konsiderueshëm. Vetëm tri vitet e fundit janë importuar 9481 të tillë. Këto pajisje janë të vendosura përgjithësisht në qendrat e banuara dhe në mjedise të ekspozuara ndaj publikut. Në zbatim të kërkesave të direktivës përkatëse të BE-së duhet që makineritë që gjenerojnë zhurmë duhet të pajisen me një certifikatë të prodhuesit, e cila duhet të përmbajë dhe nivelin e zhurmave që ato gjenerojnë. Po ashtu, këto pajisje duhet të përmbajnë një informacion minimal, i cili ka të bëjë me konformitetin e pajisjes, siç janë: emrin dhe adresën e prodhuesit të pajisjes; një përshkrim të përgjithshëm të pajisjes; prodhuar; emri tregtar; tipi, seria, numri; të dhëna teknike të pajisjes për identifikimin dhe vlerësimin e zhurmave nga këto pajisje dhe nëse është e nevojshme, përshkrim skematik apo narrativ të këtyre karakteristikave; referencat ndaj direktivës përkatëse; një raport teknik mbi mënyrën e vlerësimit të zhurmave, në përputhje me kushtet e parashikuara në direktivë; instrumentet teknike të përdorura për matjen e zhurmës dhe rezultatet e marra. Këto janë të dhëna minimale që duhet të shoqërojë çdo pajisje, e cila është përfshirë në këtë listë. LISTA E PAJISJEVE TË PËRFSHIRA NË DIREKTIVËN E BE-SË PËR ZHURMAT Tabela nr.16 Emri i pajisjeve ose makinerive Nr. Anglisht Shqip 1. Aerial access platforms with combustion engines Vinç me platformë ajrore me motor diezel 2. Brush cutter Frezë, prerëse bari 3. Builders’ hoist for the transport of goods Makinë betoniere, vinç për ngritje peshash dhe objektesh në ndërtim 4. Building site band saw machine Makina sharrimi me shirit 5. Building site circular saw bench Makinë sharrimi me disk 6. Chain saw, portable Platformë me zinxhirë lëvizës, motorsharrë 7. Combined high pressure flusher and suction vehicle Makinë e kombinuar thithëse dhe ventilimi me presion të lartë, bot transportimi nën presion 8. Compaction machine Makinë ngjeshëse, presimi metalesh etj. 9. Compressor Kompresor 10. Concrete-breakers and picks Thyese betoni, matrapik, çekiç pneumatik 11. Concrete or mortar mixer Përzierës betoni ose llaçi 12. Construction winch Vinç ndërtimi, çikrik kavosh 13. Conveying and spraying machine for concrete and mortar Makinë sprucimi, transportuese dhe shpërndarëse për beton dhe llaç 14. Conveyorbelt Rrip transportues 15. Cooling equipment on vehicles Pajisje ftohëse në makina, kondicioner, ventilator etj. 16. Dozer Buldozer 17. Drill rig Sondë shpimi, makinë shpimi për pilotë, betonime etj. 18. Dumper Makina të transportit të peshave shumë të rënda 19. Dumper Pajisje për ngarkim e shkarkim të rezervuarëve, tankeve, kamionëve 20. Excavator, hydraulic or rope-operated Ekskavator, hidraulik ose me kavo për hapjen e kanaleve ose të gërmimeve në tokë 21. Excavator-loader Ekskavator ngarkues 22. Glass recycling container Kontenier riciklues xhami 23. Grader Makinë niveluese 24. Grass trimmer/grass edge trimmer Makinë prerëse bari 25. Hedge trimmer Makinë krasitëse ose prerëse (drurëve ose bimëve dekorative 984 26. High pressure flusher Kompresor pastrues me ujë me presion 27. High pressure water jet machine Makina ose pompa të presionit të lartë 28. Hydraulic hammer Çekiç hidraulik 29. Hydraulic power pack Makinë presuese hidraulike 30. Joint cutter Sharrë prerëse (betoni, asfalti etj.) 31. Landfill compactor, loader-type with bucket Makinë ngjeshëse (rul për shtrimin e asfalteve, traseve të rrugëve etj.) 32. Lawnmower Makinë kositëse bari (për kositjen e tapeteve të barit , fushave sportive etj.) 33. Lawn trimmer/lawn edge trimmer Makinë prerëse bari/ makinë mbledhëse bari 34. Leaf blower Makinë kompresor për gjethet e pemëve 35. Leaf collector Makinë grumbullimi gjethesh 36. Lift truck, combustion-engine driven, counterbalanced Vinç për ngritjen e sendeve në lartësi dhe për ngarkim shkarkim (vinç me pirun) 37. Loader Ekskavator, buldozer për gërmim dhe ngarkim 38. Mobile crane Vinç i lëvizshëm 39. Mobile waste container Kontenier mbetjesh i lëvizshëm 40. Motorhoe Makinë shkrifëruese, punimi, gërmimi, kultivimi, frezë 41. Paver-finisher Makinë shtrim dhe nivelim asfalti, betoni etj. 42. Piling equipment Platformë për shpim dhe nguljen e shtyllave ose pilotëve 43. Pipelayer Vinç me zinxhir për ngritjen, transportimin dhe shtrimin e tubacioneve 44. Piste caterpillar Traktor me zinxhir 45. Power generator Gjenerator elektrik 46. Powersweeper Makina për pastrimin, smerilimin e rrugëve, asfaltit, betonit 47. Refuse collection vehicle Makinë për grumbullimin dhe transportin e mbetjeve urbane 48. Road-milling machine Makinë për prishjen dhe bluarjen e asfaltit të rrugëve 49. Scarifier Makinë shpërndarëse, përzierëse bari 50. Shredder/chipper Makinë copëzuese e mbetjeve të drurit, bimëve, barit etj. 51. Snow-removing machine with rotating tools Makinë për largimin e borës me mjete rrotulluese (borëpastruese) 52. Suction vehicle Autobot, pompa uji për zjarrfikëset etj. 53. Tower crane Vinç kulle 54. Trencher Makinë për hapjen e kanaleve, gërmim të karierave shkëmbore etj. 55. Truck mixer Betoniere 56. Waterpump unit Motopompë me motor diesel e lëvizshme Analiza e kuadrit ligjor për pajisjet dhe makineritë që shkaktojnë zhurma në mjedis Nga analiza e kuadrit ligjor rregullator, që lidhet me konformitetin, shihet se nuk ka kërkesa specifike për pajisjet që gjenerojnë zhurmë. Ky kuadër ligjor rregullator përmban: ligjin nr.9779, datë 17.7.2007 “Për sigurinë e përgjithshme, kërkesat thelbësore dhe vlerësimin e konformitetit të produkteve joushqimore”; vendimin nr.723, datë 5.11.2004 “Për procedurat dhe rregullat bazë të funksionimit të organizmit të autorizuar për kryerjen e vlerësimit të konformitetit”. Kërkesa specifike për konformitetin legjislacioni shqiptar parashikon për materialet e ndërtimit, si dhe për pajisjet nën presion. Sa u takon kërkesave specifike lidhur me konformitetin dhe veçanërisht me nivelin e zhurmave të gjeneruara nga pajisjet dhe mjetet e sektorit të ndërtimit, METE ka filluar dhe ka draftuar një rregullore për rregullat teknike të konformitetit, e cila është në proces shqyrtimi dhe miratimi, por që ende nuk është miratuar. Nisur nga këto rrethana dhe nga kjo situatë, është e nevojshme që: ministria përkatëse për tregtinë duhet të përcaktojë kërkesat minimale që duhet të përmbushin pajisjet e listuara në direktivë dhe që gjenerojnë zhurmë; krijimin e strukturave për monitorimin e nivelit të zhurmave të gjeneruara nga këto pajisje; kontrollin e zbatimit të kërkesave ligjore nga përdoruesit e këtyre mjeteve për të përdorur mënyra dhe metoda për minimizimin e nivelit të zhurmave nga këto pajisje. 985 MASA TË DOMOSDOSHME PËR T’U NDËRMARRË NË TË ARDHMEN Tabela nr.17 Nr. Masat që duhen ndërmarrë Institucioni përgjegjës Afati (viti) 1. Përmirësimet ligjore (ligjin për konformitetin dhe në vendimin e Këshillit të Ministrave për rregullat për organizimin dhe funksionimin e autorizuar për kryerjen e procedurave të konformitetit) për të përfshirë në legjislacionin aktual kërkesat për nivelin e lejuar të zhurmave nga pajisjet dhe certifikatën e konformitetit. METE, MMPAU 2011 2. Parashikimi i masave teknike dhe organizative për pajisjen me certifikatën specifike për zhurmat të pajisjeve të listuara në direktivën europiane për zhurmat dhe që prodhohen apo importohen në RSH. METE, MPPT. MMPAU 2011 3. Vlerësimi i numrit të popullsisë të ekspozuar nga zhurmat e gjeneruara nga këto pajisje dhe masat përkatëse për reduktimin e tyre. METE, MB, MSH, MMPAU 2011 4. Vlerësimi dhe hartimi i një inventari kombëtar (data- base) mbi numrin e pajisjeve dhe makinerive që shkaktojnë zhurma në mjedis dhe abdetimi i tij i përhershëm. METE, MPPT 2012 e në vazhdim Kërkesa të direktivës europiane për nivelin e zhurmave nga pajisjet dhe makineritë Pajisjet e përfshira në këtë grup sipas direktivës përkatëse të BE-së (EU directive of 2000/14/EC of the European Parliament and the Council, of the 8 May 2000, on the aproximation of the low of member state relating thew noise emmission in the environment by equipement for use outdors), duhet të përmbushin një sërë kriteresh, si më poshtë: Të jenë të pajisura me certifikatën përkatëse, që vërteton nivelin e emetuar të zhurmave në mjedis; Të pajisen me certifikatën e konformitetit, që tregon se pajisjet janë prodhuar në përputhje me direktivën përkatëse të BE-së; Vendet anëtare të marrin masat për ngritjen dhe funksionimin e strukturave për verifikimin dhe pajisjen me certifikatën e konformitetit; Vendosja e kushteve të tregtimit të këtyre pajisjeve në tregun e brendshëm sa u takon niveleve të lejuara të zhurmës nga këto pajisje; Ngritja e komitetit të vlerësimit të deklaratës së konformitetit të pajisjeve që gjenerojnë zhurmë në mjedis; Monitorimin dhe raportimin periodik i të dhënave lidhur me emetimin e zhurmave nga pajisjet objekt i kësaj direktive. 986 KAPITULLI IV KOSTOJA FINANCIARE PËR ZBATIMIN E PLANIT KOMBËTAR TË ADMINISTRIMIT MJEDISOR TË ZHURMAVE NË MJEDIS Tabela nr.18 Nr. Aktiviteti Kostoja e përmbushjes së aktivitetit Institucioni përgjegjës për planifikimin e fondeve 1. Përafrimi i kuadrit ligjor dhe nënligjor me kërkesat e direktivës europiane për zhurmat Kjo kosto mbulohet nga fondet e planifikuara në buxhetet e ministrive përkatëse MMPAU, MPPT, MSH, METE, MB, MF 2. Përgatitja e hartës kombëtare të zhurmave 20 milionë lekë MMPAU 3. Studimi dhe vlerësimi i gjendjes së sinjalistikës rrugore dhe hekurudhore për zhurmat dhe propozimi i masave konkrete për ndërhyrje 5 milionë lekë MPPT 4. Vlerësimi i zonave me kërkesa strikte ndaj zhurmave (spitale, shkolla, azile, kopshte, çerdhe etj.), dhe propozimi i masave përkatëse për minimizimin e zhurmave 10 milionë lekë MSH, MASH, MPPT 5. Investimet në akset ekzistuese të rrugëve dhe hekurudhave, me qëllim të kontrollit të nivelit të zhurmave nga sektori i transportit Do të përcaktohen mbi bazën e kostove të përcaktuara në studimet përkatëse MPPT 6. Hartimi i planeve lokale të zhurmave në mjedis 12 plane për 12 qarqe Mesatarisht 3 milionë lekë për çdo plan = 36 milionë lekë Qarqet 7. Ngritja dhe funksionimi i sistemit të monitorimit të zhurmave në mjedis 10 milionë lekë AKM 8. Shuma e pjesshme (pa investimet) 81 milionë lekë MMPAU, MPPT, MSH, METE, MB, MF KAPITULLI V Konkluzione Kuadri ligjor rregullator dhe institucional për administrimin mjedisor dhe të qëndrueshëm të zhurmave në mjedis nuk është i plotë. Problematika e tij ka të bëjë me: 1. Boshllëqe në ekzistencën e akteve nënligjore në zbatim të ligjit për zhurmat; 2. Mungojnë strukturat e certifikimit të nivelit të zhurmave në mjedis; 3. Shkalla e përafrimit të kuadrit ligjor me direktivat e BE-së dhe përfshirjen në to të kërkesave specifike për zhurmat është ende i ulët; 4. Mungojnë vlerësimet konkrete të impaktit dhe problematikës me zhurmat në mjedis që kanë sektorët e transportit, industrisë, aktivitetet tregtare, pajisjet që gjenerojë zhurmë etj.; 5. Mungojnë analiza dhe studime mbi masat konkrete që duhen ndërmarrë me qëllim të reduktimit të impaktit të zhurmave në mjedis dhe në shëndetin e njerëzve; 6. Ka mungesa të sinjalistikës në sektorin e transportit lidhur me sinjalet specifike për zhurmat në mjedis; 7. Pajisjet që gjenerojnë zhurmë nuk kontrollohen për certifikatën e konformitetit dhe nuk ka kërkesa specifike për këto pajisje; 8. Nuk ka një hartë kombëtare të zhurmave, veçanërisht harta në zonat urbane. Rekomandime 1. Plotësimi i kuadrit ligjor dhe nënligjor me kërkesa specifike të parashikuara në legjislacionin aktual dhe në direktivat e BE-së për zhurmat. 987 2. Vlerësimi i situatës dhe problematikës në çdo sektorët që gjenerojnë zhurma në mjedis dhe kanë efekte negative në shëndetin e njerëzve. 3. Vendosja e sinjalistikës rrugore për sinjalet lidhur me zhurmat. 4. Përgatitja e hartës së zhurmave në nivel kombëtar dhe për çdo njësi vendore. 5. Ngritja e strukturës për certifikimin e nivelit të zhurmave. 6. Marrja e masave për reduktimin apo administrimin e qëndrueshëm të zhurmave nga sektori i transportit, njësitë e shërbimit social, pajisjet dhe makineritë që gjenerojnë zhurmë. 7. Ngritja e Këshillit Teknik të Zhurmave pranë Ministrisë së Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Zhurmave në Mjedis, e cila të ketë në përbërje specialistë të fushave. 8. Ngritjen e seksionit të zhurmave në Institutin e Shëndetit Publik, si qendër reference kombëtare për problemet teknike të vlerësimit akustik të zhurmave dhe të efekteve në shëndet. 9. Rritje e përkujdesit dhe masave ndaj transportit rrugor, duke sensibilizuar dhe mbështetur transportin urban dhe forma të tjera alternative miqësore me mjedisin. 10. Vlerësimi dhe marrja e masave konkrete ndaj aktiviteteve të shërbimit social. LISTA E TABELAVE, GRAFIKËVE DHE FIGURAVE Tabela 1: Rrugët në Shqipëri sipas kategorive të tyre; Tabela 2: Mjetet e transportit rrugor sipas rretheve dhe qarqeve; Tabela 3: Klasifikimi i mjeteve sipas funksionit të tyre; Tabela 4: Kontrolli teknik vjetor dhe periodik i mjeteve rrugore (3-5 tonë); Tabela 5: Masa të domosdoshme për t’u ndërmarrë në fushën e transportit rrugor; Tabela 6: Të dhëna mbi numrin e fluturimeve dhe pasagjerëve nga Aeroporti i Rinasit; Tabela 7: Të dhëna për sistemin e monitorimit në aeroportin “Nënë Tereza”; Tabela 8: Të dhëna për sistemin e monitorimit në aeroportin “Nënë Tereza”; Tabela 9: Masa të domosdoshme për t’u ndërmarrë në transportin ajror; Tabela 10: Lokomotivat dhe vagonët e udhëtarëve në Shqipëri; Tabela 11: Mjetet e transportit hekurudhor dhe vëllimi i transportit të tyre; Tabela 12: Plani i masave që duhet ndërmarrë në transportin hekurudhor; Tabela 13: Plani i masave në sektorin e aktiviteteve të shërbimeve sociale; Tabela 14: Numri i popullsisë sipas qarqeve dhe rretheve; Tabela 15: Gjeneratorë të importuar tri vitet e fundit, 2007-2009; Tabela 16: Lista e pajisjeve të përfshira në direktivën e BE-së për zhurmat; Tabela 17: Masa të domosdoshme për t’u ndërmarrë në të ardhmen; Tabela 18: Kostoja financiare e zbatimit të planit kombëtar të zhurmave; Grafiku 1: Numri i pasagjerëve të transportit hekurudhor sipas viteve; Figura 1: Sinjalistika ndërkombëtare për zhurmat; Figura 2: Pozicionet e monitorimit të aeroportit “Nënë Tereza”. Abonimet vjetore për Fletoren Zyrtare mund të bëhen pranë Postës Shqiptare ose pranë Qendrës së Publikimeve Zyrtare, në adresën: Bulevardi “Gjergj Fishta”, mbrapa ish-ekspozitës “Shqipëria Sot”, tel: 04 24 27 007. Çmimi i abonimit pranë Postës Shqiptare, për Fletoret Zyrtare 2011, është 16 000 lekë. Çmimi i abonimit në QPZ është 14 000 lekë pa detyrimin e shpërndarjes në adresa. BOTIMET E QENDRËS SË PUBLIKIMEVE ZYRTARE KODI CIVIL 360 lekë KODI I FAMILJES 310 lekë KODI I PROCEDURAVE ADMINISTRATIVE 90 lekë KODI PENAL USHTARAK 55 lekë KODI I PUNËS 140 lekë KANONI I ZHURISË 40 lekë PËRMBLEDHJE E VENDIMEVE TË GJYKATËS EUROPIANE PËR TË DREJTAT E NJERIUT KUNDËR SHQIPËRISË 328 lekë PËRMBLEDHJE PËR KTHIMIN DHE KOMPENSIMIN E PRONAVE 140 lekë PËRMBLEDHJE VENDIMESH UNIFIKUESE TË GJYKATËS SË LARTË 512 lekë Hyri në shtyp më 26.3.2011 Doli nga shtypi më 28.3.2011 Tirazhi: 1700 copë Formati: 61x86/8 Shtypshkronja e Qendrës së Publikimeve Zyrtare Tiranë, 2011 Çmimi 28 lekë

Albania National Plan for Environmental Noise Management · Nelum